About: http://data.cimple.eu/claim-review/af89e168b79fb05f2a09796b5086de03509ef9ba7eea5f2bb8ea8f01     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për “avullimin e milionave” nga Hykmete Bajrami Deklarata “Hykmete Bajrami ka avulluar 2.1 milionë në Thesarin e Shtetit dhe 5.6 milionë në Ministrinë e Arsimit” Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “ka avulluar 2.1 milionë në Thesarin e Shtetit dhe 5.6 milionë në Ministrinë e Arsimit”- i vendosur në fotografinë e kandidates për Deputete nga LDK, Hykmete Bajrami. Bajrami ka qenë Ministre në kohën kur janë vjedhur 2.1 milionë euro nga Thesari i shtetit, por ajo as s’është akuzuar dhe as dënuar për këtë rast. Për vjedhjen e 2.1 milionë eurove janë dënuar dy persona të tjerë. Prokuroria nuk ka ngritur ndonjë Aktakuzë për Hykmete Bajramin, për avullimin e 5.6 milionë eurove gjatë kohës sa ishte Ministre e Arsimit. Për më tepër, Bajrami në vitin 2020 kishte thënë se Qeveria ka paguar 5.6 milionë euro dhe projekti nuk është funksional. Artikulli Më 07.02.2025, faqja në Facebook Albin Forca (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Në fotografi pretendohet se Hykmete Bajrami në kohën kur ishte Ministre i “ka avulluar 2.1 milionë në Thesarin e Shtetit dhe 5.6 milionë në Ministrinë e Arsimit”. Krypometër, për të qartësuar vërtetësinë e deklaratës, ka kontaktuar me deputeten Hykmete Bajrami. Ajo thot se këto deklarata nuk janë të vërteta. “Këto deklarata nuk janë të vërteta. Për 2.1 milionë euro unë personalisht kam denoncu rastin dhe hajnat janë në burg, ndërsa shuma tjetër është shpifje, sepse s’ka ndodhë asnjëherë dhe s’kam asnjë lloj përgjegjësie.”- është shprehur Bajrami. Ky pretendim po qarkullon pikërisht në prag të ditës së Zgjedhjeve, që do të mbahen më 09.02.2025. Hykmete Bajrami është kandidate për Deputete në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në kohën kur ishin vjedhur 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, Ministre e Financave ishte Hykmete Bajrami e Kryeministër, Avdullah Hoti. Në kohën kur kishte ndodhur skandali i 2.1 milionshit Hykmete Bajrami si Ministre e Financave e kishte denoncuar rastin duke thënë se bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta nga Thesari, me vlerë rreth 2.1 milionë euro që kanë shkuar te një Operator Ekonomik. Në Aktakuzën e Prokurorisë dhe në Vendimet e Gjykatave, Hoti e Bajrami as s’janë akuzuar e as dënuar për këtë vjedhje. Gjykata i ka dënuar me burg dy persona tjerë për vjedhjen e 2.1 milionë eurove. Gjykata Themelore e kishte dënuar Labinot Grudën me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 11 vjetëve dhe dënim me gjobë në vlerën 8,500 euro. Po ashtu, i ishte shqiptuar dënimi plotësues, me të cilin ia ndalon ushtrimin e punëve në funksion publik. Të pandehurin Kadri Shala Gjykata e dënoi me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 vjetëve dhe dënim me gjobë në vlerë 33 mijë euro. Gjykata në shpallje të Vendimit kishte njoftuar se e tërë pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme është konfiskuar. Gjykata e Apelit me Aktgjykim ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, Labinot Gruda e Kadri Shala, duke lënë në fuqi Vendimin e Shkallës së Parë, me të cilin kishte dënuar dy të akuzuarit. Kurse, për pretendimin se Bajrami “ka avulluar 5.6 milionë euro në Ministrinë e Arsimit” ishin hedhur akuza nga zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Kelmendi nuk kishte thënë se Bajrami i ka avulluar 5.6 milionë euro, mirëpo kishte pyetur se ku ishte avulluar ky projekt. “Znj. Hykmete Bajrami, ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit, që nuk e kemi gjetur askund?! Me 18 mars 2020 (shih: dokumentin) janë pranuar kredencialet për qasje në platformen digjitale të arsimit nga Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit. Kjo platformë i kishte kushtuar buxhetit të vendit 5.6 milionë euro. Sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund.”- kishte shkruar ai në Facebook, më 18.11.2024. Ndaj kësaj akuze Bajrami ishte kundërpërgjigjur duke i quajtur manipulues zyrtarët e LVV, mes tyre edhe zëvendësministrin Kelmendi. “Pyete Jusuf Thaçin për këtë projekt 2014-2017. Pyete Arben Vitinën se si ndihet për këtë projekt dhe raportin e tij me Bekim Kasumin, i cili e ka realizuar këtë projekt. Kam qenë Ministre në MASHT për 4 muaj dhe e kam ndërprerë fazën e dytë të këtij projekti. Për projektin kam dhënë deklaratë, shikoni artikullin në Kallxo.com të datës 9 prill 2020.”- kishte shkruar ajo në Facebook, më 18.11.2024. Në një debat në “Jeta në Kosovë”, më 09.04.2020, kur ajo shërbente si Ministre e Arsimit, Bajrami pati thënë se viteve të kaluara janë investuar 5 milionë euro në një platformë për mësim online, por se ajo nuk është funksionale. “Në njërin prej takimeve kur flisnim për marrjen e vendimit të masave dhe mbylljen e shkollave, në një takim me Ministrin e Shëndetësisë, më kujtohet kur ai më tha se ekziston një platformë e Edukimit, që stafi i MASHT nuk e kishte përmendur.”- kishte deklaruar Bajrami. Sipas saj 5 milionë euro janë harxhuar dhe kjo platformë nuk ka asnjë material dhe përmbajtje. “Një projekt i financuar nga donatorët, i punuar në vitin 2014 deri në 2017, ishte aty, por vetëm si strukturë. Pa asnjë material dhe pa asnjë përmbajtje. Janë harxhuar 5 milionë euro. Është e vërtetë.”- ishte shprehur Bajrami në emisionin “Jeta në Kosovë”. Hulumtimi i KALLXO.com për projektin e 5.6 milionë eurove në MASHTI Në maj të vitit 2024 ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci denoncoi në Prokurori materiale në të cilat pretendohej se projekti investiv prej 5.6 milionë eurove për digjitalizimin e shkollave ishte keqpërdorur. KALLXO.com zbulon se në mesin e njerëzve që përfituan nga ky projekt është Bekim Kasumi, vëllai i gruas së Arben Vitisë. Po ashtu, KALLXO.com zbulon se i afërmi i gruas së Arben Vitisë ka ndërtuar bashkëpunim tjetër me Ministrinë e Arsimit gjatë qeverisjes Kurti 2. Projekti “Modernizimi i Sistemit të Edukimit përmes e-Edukimit” ishte një investim në digjitalizim të shkollave, i cili u testua, por që u zhduk pasi platforma nuk është e qasshme për Ministrinë. Të dhënat tregojnë që MASHTI pagoi 5.6 milionë euro në llogari të kompanisë “Bit media” për projektin, ndërsa në Ministri platforma nuk funksionon, pasi në MASHTI janë zhdukur kredencialet për menaxhimin e platformës. Këto materiale ishin dorëzuar në Ministri nga përfaqësuesi i “Bit Media” për Kosovë, Bekim Kasumi, i cili nënshkroi në emër të Kompanisë. Kasumi është njeri i afërt i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Hulumtimin e plotë mund ta lexoni në këtë: LINK.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software