About: http://data.cimple.eu/claim-review/b004fb7251f24ed15dc4ef1c2b842153210b19fc272c1162c2a9f398     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Krahasimi i pasaktë – dy video janë xhiruar në kohën e Kurtit Kryeministër Deklarata Si dukej Mitrovica e Veriut para Albin Kurtit dhe tash me te Vlerësimi Me kos Nuk është i saktë krahasimi i bërë duke publikuar dy video nga Mitrovica e Veriut, të publikuara me përshkrimin: “Si dukej Mitrovica e Veriut para Albin Kurtit dhe tash me te”. Të dy videot janë xhiruar në kohën kur Kryeministër i Kosovës ka qenë Albin Kurti. Video e parë që tregon momentin kur janë rrahur të rinjë shqiptarë të Kosovës, në Veri të vendit, është xhiruar e publikuar, në vitin 2023. Ndërkaq, video e dytë është publikuar në vitin 2024. Është e vertetë, që gjatë vitit 2024, janë hapur disa biznese në Mitrovicën Veriore. Artikulli Më 10.11.2024, faqja në Instagram ‘albini.per.kryeminister’ (arkiva & arkiva) publikoi një video, me dy pamje nga Mitrovica e Veriut. Kjo video është shpërndarë me mbishkrimin “Si dukej Mitrovica e Veriut para Albin Kurtit dhe tash me te”. Për të verifikuar këto dy video, Krypometër ka gjetur se incidenti që paraqitet në këtë video, ka ndodhur më 01.06.2023. Pamjet tregojnë rastin kur dy qytetarë ishin sulumuar nga një grup i qytetarëve të nacionalitetit serb, në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte shprehur: ‘milicia fashiste, po vazhdon, të sulmojë qytetarët e pafajshëm’. “Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm, në Veri të vendit tonë. Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar, brutalisht, në sheshin e Mitrovicës së Veriut, nga milicia fashiste – e orkestruar e dirigjuar nga Beogradi”- ka shkruar ai. Derisa, Policia, në një komunikatë për media, theksoi se: ,,viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh” të cilët kanë qenë të maskuar e të organizuar për sulmin e kryer”. Ky sulm kishte ndodhur pak ditë pas trazirave në fund të muajit maj të vitit 2023, kur pjesëtarë të KFOR-it, qytetarë e media kishin pësuar plagë e dëme materiale nga protestuesit serb të cilët kundërshtuan kryetarët shqiptarë në komunat Zveçan e Zubin Potok. Në kohën kur ka ndodhur ky sulm, më 01.06.2023, Kryeministër i Kosovës ishte Albin Kurti. Krypometër e ka gjetur edhe videon e dytë, që është marrë si krahasim. E njëjta është publikuar më 05.10.2024. Atmosfera e mrekullueshme dhe ëmbëlsirat e shijshme kanë bërë që ky vend të mbushet plot. Një ditë e bukur për të shijuar momente të ëmbla me miqtë dhe familjen!”- thuhet përshkrimin e publikuar së bashku me këtë video. Pra, të dy videot janë xhiruar në kohën kur Kryeministër i Kosovës ishte Albin Kurti. Ministrat e Qeverisë Kurti janë parë të marrin pjesë në hapjen e disa bizneseve në Veri të Mitrovicës, duke përfshirë markete, degë të bankave, kafiteri e restaurante.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software