About: http://data.cimple.eu/claim-review/b014eb16ee82604fc1702e7a2346bed362712b0ed9100282faa98bb1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Sondazhi që i referohet Kompanisë amerikane Deklarata “Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 40%, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) 33.3%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 13.3%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA 6.7% dhe të tjerët 6.7%”- American Survey. Vlerësimi Me kos Sondazhi që i referohet një Kompanie amerikane që i rendit partitë politike si: “Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 40%, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) 33.3%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 13.3%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA 6.7% dhe të tjerët 6.7%”- është i rremë. “American Survey” nuk ka bërë publik ndonjë sondazh të kryer për Zgjedhjet në Kosovë. Valon Feka nga UBO Consulting thot se secili sondazh duhet të përmbajë disa informacione bazike, në mënyrë që të jetë i besueshëm, si: mostrën, metodologjinë që është përdorur, margjinën e gabimit si dhe kohën e realizimit të këtij sondazhi. Edhe Rregullorja për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore kërkon nga mediat audiovizive që për secilin sondazh që e publikojnë të tregojnë edhe numrin e gjithmbarshëm të respondentëve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, metodologjinë e hulumtimit të opinionit publik apo anketës, emrin e Kompanisë realizuese. Artikulli Më 03.02.2025, faqja në Facebook Dardania Press ka publikuar një fotografi që pretendohet se përmban rezultate të një sondazhi amerikan për Zgjedhjet që po mbahen sot, më 09.02.2025. Në fotografi partitë janë renditur: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 40%, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) 33.3%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 13.3%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA 6.7% dhe të tjerët 6.7%. Në grafikën e publikuar thuhet se sondazhi është bërë nga “American Survey”, prandaj Krypometër ka kërkuar në internet nëse është publikuar ndonjë sondazh nga kjo Kompani, por nuk ka gjetur ndonjë informacion në internet apo në sajtin e saj. Tutje, Krypometër ka kërkuar në internet, por nuk ka gjetur ndonjë sondazh me rezultate të tilla që është publikuar nga burime kredibile. Mirëpo, në sondazh nuk është përmendur kompania apo burimi se kush e ka realizuar këtë sondazh, çfarë metodologjie është përdorur, sa respodentë janë pyetur dhe periudhën kohore kur është realizuar i njëjti. Si bëhen sondazhet? Lidhur me kriteret që duhet të plotësohen për të ndërtuar një sondazh kredibil dhe të besueshëm, Krypometër ka kontaktuar me drejtorin ekzekutiv të UBO Consulting, Valon Feka. Feka thekson se parametrat kryesorë që duhet të merren parasysh për të siguruar besueshmërinë e sondazhit janë: mostra dhe metodologjia e përdorur. “Për t’u konsideruar një matje e besueshme dhe profesionale janë disa parametra që duhet me u marrë parasysh. Më i rëndësishmi lidhet me mostrën dhe me metodologjinë.” Sipas tij, çdo sondazh që publikohet duhet të ketë një metodologji të qartë dhe të saktë, duke përfshirë një përshkrim të detajuar të mostrës dhe procesit të përzgjedhjes. Feka thekson se është detyrim ligjor për çdo sondazh të specifikojë metodologjinë, mostrën dhe margjinën e gabimit. Ai ka thënë se në matjet mbi Zgjedhjet, referencat e votuesve janë të sakta, nëse mostra është përfaqësuese e popullatës së Kosovës dhe segmente të ndryshme të votuesve përfaqësohen në mënyrë të duhur në mostër. “Çdo matje që publikohet në media duhet të ketë të detajuar metodologjinë, mostrën, margjinën e gabimit, si dhe periudhën kohore kur është bërë mbledhja e të dhënave, si kërkohet nga Komisioni i Pavarur i Mediave. Kjo nënkupton shpjegimin e mënyrës së përzgjedhjes së të anketuarve dhe nëse është përdorur parimi i rastësisë. Në përgjithësi, matjet janë të sakta kur mostra përfaqëson popullsinë e Kosovës dhe segmentet e ndryshme të votuesve janë të përfaqësuara si duhet.”- shpjegon Feka. Përveç kësaj, Feka thot se metodologjia e përzgjedhjes së respondentëve është një element i rëndësishëm për besueshmërinë e sondazhit. Ai shpjegon se në UBO Consulting përdoret një model i përzgjedhjes sistematike të rastësisë, në të cilën çdo i treti person nga një rrugë përzgjidhet për të marrë pjesë në anketë. “Në UBO Consulting përdorim modelin e përzgjedhjes sistematike të rastësisë, ku përzgjedhim çdo të tretën shtëpi, anën e majtë të rrugës dhe kërkojmë brenda familjes një person që është i ditëlindjes më të afërt dhe është mbi 18 vjet.”- tha ai. Tutje, ai ka thënë se pyetjet në Pyetësor duhet të jenë neutrale dhe të mos sugjerojnë përgjigje, për të shmangur çdo ndikim në rezultatet e sondazhit. “Trupa anketuese duhet me qenë mirë të trajnuar, për me mujtë me zhvillu anketën me të anketuarin.”- theksoi ai. Feka e shpjegoi rëndësinë e koeficientëve të peshimit, të cilët ndihmojnë për të rregulluar gabimet që mund të ndodhin gjatë mbledhjes së të dhënave. “Duhet me u vendosë një koeficient i peshimit për me korrektu gabimin, që ka mujtë me u lëshu në terren. Nuk guxon ai gabim me u përfshi në analizën e dalë në publik para se me u korrektu.”- shtoi ai. Më tej, Feka shpjegon se edhe interpretimi i rezultateve të sondazhit ka një rëndësi të veçantë. Ai thot se rezultatet duhet të interpretohen vetëm nga ekspertë, për të shmangur keqinformimin ose manipulimin e të dhënave. Feka ka folur gjithashtu edhe për përmbajtjen që duhet të kenë sondazhet që publikohen nga faqe apo media të ndryshme. Ai theksoi se shumë sondazhe në Kosovë janë të dyshimta dhe të papërgjegjshme, duke u bërë një praktikë e zakonshme për kompani të dyshimta që shpërndajnë rezultate të paqarta. “Secili sondazh që publikohet duhet të ketë informacione për mostrën, pra sa është madhësia e mostrës. Pastaj, duhet të ketë informacione për metodologjinë që është përdorur. Pra, a është bërë fizikisht (face to face) apo me telefon, apo është bërë me panel apo në çfarë mënyre. Edhe normal, me e tregu margjinën e gabimit. Gjithashtu, është e rendësishme edhe periudha se kur është bërë matja. Këto elemente janë shumë me rëndësi, por do të duhet të jetë i përcjellur edhe me Kompaninë që e ka realizu hulumtimin, sepse kjo pastaj i jep kredibilitet matjes. Këto janë disa elemente që duhet me i pasë gjithmonë një matje që publikohet në media.”- është shprehur Feka. Cilat janë elementet bazike të një sondazhi? Në Nenin 52 të Ligjit për Zgjedhje janë përcaktuar ndalimet që iu bëhen mediave gjatë Zgjedhjeve. “Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e Zgjedhjeve, duke përfshirë daljen në votime gjatë periudhës që fillon njëzet e katër (24) orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.”- thuhet në Nenin 52 të Ligjit për Zgjedhjet. Kurse Neni 13 i Rregullores për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore i ka listuar obligimet e mediave të licensuara nga Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM), si dhe elementet bazike që duhet t’i përmbajë një sondazh. KPM nuk i licenson mediat online në Kosovë, mirëpo vetëm radiot dhe televizionet. “Ndalohet organizimi, publikimi i sondazheve apo anketave të opinionit publik online në programet e Operatorëve të Shërbimeve Mediale (OSHM), gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e Zgjedhjeve.”- thuhet në Pikën e parë të këtij Neni. Ndërsa, Operatorët e Shërbimeve Mediale (OSHM) që publikojnë hulumtime të opinionit publik dhe anketa gjatë fushatës zgjedhore dhe që kanë të bëjnë me Zgjedhjet obligohen të tregojnë disa elemente si: numrin e gjithmbarshëm të respondentëve të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, metodologjinë e hulumtimit të opinionit publik apo anketës, emrin e Kompanisë realizuese. Përveç kësaj, duhet të tregohet edhe emri i partisë apo organizatës që ka kërkuar apo financuar për hulumtimin e opinionit publik apo anketës dhe margjinën e gabimit. “OSHM sigurohen të mos publikojnë sondazhe, hulumtime të opinionit publik apo anketa të paverifikuara dhe që nuk plotësojnë standardet. OSHM nuk publikojnë sondazhe apo anketa gjatë fushatës zgjedhore të kryera nga kompanitë apo organizatat që bëjnë hulumtime të opinionit publik dhe që nuk zbatojnë rregullat e etikës, përdorin metodologji të anshme, kampionë që i referohen vetëm një rajoni të caktuar, pyetje sugjestive që drejtojnë përgjigjen apo elemente të tjera që cenojnë besueshmërinë e tyre.”- thuhet në Pikën e tretë të Nenit 13 të kësaj Rregulloreje. Gjithashtu, asnjë OSHM nuk transmeton asnjë publikim ose transmetim të rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e Zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon njëzet e katër (24) orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. Me vendim të presidentes Vjosa Osmani Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, procesi i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Në këto Zgjedhje kandidatë për kryeministra nga subjektet politike në vend janë: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software