schema:text
| - Publikimi i opinionit si lajm
Deklarata
Ndërkombëtarët “shuplakë” Vuçiqit dhe kundërshtarëve të Albin Kurtit brenda Kosovës!
Vlerësimi
Me kos
Artikulli me titull “Ndërkombëtarët “shuplakë” Vuçiqit dhe kundërshtarëve të Albin Kurtit brenda Kosovës!” nuk është lajm, si është prezantuar nga portali. Në këtë artikull nuk janë ofruar burime të besueshme që e mbështesin titullin dhe përmbajtjen e tij. Portali e ka publikuar një opinion në format të lajmit, pa e treguar autorin e opinionit.
Artikulli
Më 12 dhjetor 2022 faqja e internetit “news34posts.com” ka publikuar një artikull me titull: “Ndërkombëtarët “shuplakë” Vuçiqit dhe kundërshtarëve të Albin Kurtit brenda Kosovës!”.
Artikulli është shpërndarë edhe në faqet në Facebook “Lajme Origjinale” dhe “Fresh Lajme”.
Në artikull nuk është cituar asnjë burim kredibil që e mbështet titullin konstatues se ndërkombëtare e kanë mbështetur kryeministrin Albin Kurti dhe i kanë kundërshtuar qendrimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe opozitës së Kosovës.
E njëjta përmbajtje është publikuar për herë në parë në portalin botasot.info në pjesën “OPNIONE”, autor i të cilit figuron të jetë Nehat Shaqiri.
Mirëpo, këto faqe nuk e kanë treguar se ky artikull është opinion dhe nuk e ka vënë as emrin e autorit e as nuk e kanë cituar median nga është marrë ky shkrim.
Po ashtu, në vijim të tekstit, në njërën prej fjalive thuhet “Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po kërkon që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu, e për çudi, mendim të njëjtë kanë dhënë edhe disa shqiptarë në Kosovë”. Një qendrim i tillë nuk është argumentuar, si kërkohet në rastet kur publikohet një lajm. Në tekst nuk është përmendur asnjë emër specifik i ndonjë shqiptari që ka kërkuar të që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i shtetit.
|