About: http://data.cimple.eu/claim-review/b051b81feeba1c125f3b42b31901facbe949f79df5e8dd0d8fd37948     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për përfundimin e punimeve në rrugën e Veternikut Deklarata Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Vlerësimi Rrenë Kemi hyrë në javën e dytë të muaji korrik dhe punëtorët ende shihen në punishte në rrugën e Veterrnikut. Rruga nuk ka përfunduar e premtimi nuk është mbajtur. Sipas ministrisë, vonesat janë shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike. Ministria e Infrastrukturës tani udhëhiqet nga Arban Abrashi i LDK-së. Artikulli Rruga e Veternikut në hyrje të Prishtinës tash e disa vite është kthyer një një vendpunishte. Pas shembjes së një pjese të rrugës që ishte në ndërtim, punimet janë ndërprerë për një kohë të gjatë. Në majin e këtij viti u duk se ndërtimi i kësaj rruge më në fund do të përfundoj. Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, më 21 maj të këtij viti deklaroi se rruga e Veternikut do të përfundoj për 40 ditë, deri më 1 korrik. Ky premtim ishte dhënë në kohë të pandemisë, gjatë së cilës shumë aktivitete ekonomike ishin ndaluar. Por, punimet në këtë rrugë kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave. Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Infrastrukturës thotë se përfundimi i rrugës është vonuar për shkak të kushteve atmosferike. Tashmë, ministria e udhëhequr nga bashkëpartiaku i Abdixhikut, Arban Abrashi ka dhënë një datë të re për përfundimin e punimeve. “Kushtet atmosferike kanë bërë të pamundur realizimin e projektit në afatin e parashikuar, pra më 1 korrik, përkundër që është duke u punuar me kapacitete të plota dhe me intensitet të shtuar. Përfundimi i projektit do të bëhet deri me datë 15 korrik”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për KALLXO.com. Punimet në këtë rrugë kanë nisur në kohën e ministrit, Pak Lekaj. Në atë kohë ishte premtuar se punët në këtë projekt të përfundojnë në muajin nëntor të vitit 2018. Punimet ishin zvarritur fillimisht për shkak se Ministria e Infrastrukturës nuk kishte mjete për t’i paguar kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e kësaj rruge. E më vonë, për shkak të reshjeve, kishte rrëshqitur dheu në një pjesë të rrugës- duke i bllokuar punimet në atë anë. Premtimi i Lumir Abdixhikut për përfundimin e punimeve në rrugën e Veternikut Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software