About: http://data.cimple.eu/claim-review/b079f3208eebec01e08d1bff3bfc37d4f69fd821d13189ef3b494e72     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Lëmshi rreth dorëheqjeve në LDK Deklarata Isa Mustafa, 15 shkurt: Unë po tërhiqem dhe Kuvendi do ta zgjedh kryetarin e ri të LDK-së. Së shpejti Kuvendi i LDK-së do ta zgjedhë kryetarin e ri. Lutfi Haziri, 15 shkurt: Ne jemi Kryesi në dorëheqje LDK, 25 shkurt: Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Deklarime kundërthënëse janë dhënë rreth dorëheqjeve në Lidhjen demokratike të Kosovës pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa me datën 15 shkurt, nënkryetari dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Lufti Haziri kishte deklaruar se Kryesia e LDK-së është në dorëheqje, tash në LDK po e thonë të kundërtën. Sipas një sqarimi të kësaj partie, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje. Ndërkohë, në Statutin e LDK-së nuk është përcaktuar nëse mandati i kryesisë së partisë është i lidhur me atë të kryetarit. Por, në statut thuhet se kryesia zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm pas propozimit të kryetarit të LDK-së. Artikulli Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë dhënë deklarata kundërthënëse nëse edhe kryesia e kësaj partie është në dorëheqje. Nënkryetari kësaj partie, Lutfi Haziri fillimisht kishte deklaruar se edhe Kryesia është në dorëheqje, ndërkaq së fundi ky subjekt politik ka theksuar se Kryesia nuk është në dorëheqje. Vetëm një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se tërhiqet nga pozita e drejtimit të partisë, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. “Unë po tërhiqem dhe Kuvendi do ta zgjedh kryetarin e ri të LDK-së. Së shpejti Kuvendi i LDK-së do ta zgjedhë kryetarin e ri”, theksoi Mustafa më 15 shkurt. Krejt në fund të konferencës nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në përfundim të fjalës së Mustafës tha që tashmë janë Kryesi në dorëheqje. “Ne jemi Kryesi në dorëheqje”, tha shkurt Haziri. Ndërkaq, pas deklaratës “për dërheqje” nga pozita e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në një publikim në llogarinë e tij në Facebook, foli sërish për këtë çështje. “Më 15 shkurt të këtij viti e njoftova Kryesinë e LDK-së se pas rezultateve zgjedhore të dt 14 shkurt do t’ia ofroj Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time si Kryetar i LDK-së”, ka shkruar ai më datë 19 shkurt. Pas kësaj, LDK-ja ka mbledhur disa herë Kryesinë për të cilën zyrtarë të saj vetë iu referuan si në dorëheqje. Një takim të tillë do ta mbajnë edhe pasditen e së enjtes. Por para këtij takimi, LDK-ja doli me një “sqarim për opinionin publik”. Zyrës për Informim të kësaj partie, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje dhe se vetëm kryetari Mustafa ka paralajmëruar dorëheqje. “Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thuhet në këtë publikim në faqen e LDK-së në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software