About: http://data.cimple.eu/claim-review/b0b32aab3772fd48fb214c61f6b355389b56475930a8bf2362b15c78     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ministri Valdrin Lluka - Foto: KALLXO.com Vonohet përkthimi i kontratave për TC ‘Kosova e Re’ Deklarata Valdrin Lluka: Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë, nuk besoj që ka një kosto të lartë. Vlerësimi Rrenë Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të debatojë për kontratën e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global për ndërtimin e një termocentralit prej 450 megavatesh. Debati do të bëhet, ndërkohë që 8 marrëveshjet e nënshkruara ende nuk janë përkthyer në gjuhën Shqipe. Premtimi i ministrit Lluka se përkthimi do të përfundojë brenda 3 muajve nuk është mbajtur. Premtimi i radhës është që të njëjtat do të përkthehen deri në fund të muajit maj. Artikulli Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një konferencë për shtyp me 22 janar, pas një takimi me Safet Gërxhaliun, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe disa prodhuesve vendorë, kishte thënë se përkthimi në gjuhën shqipe i kontratës për termocentralin ‘Kosova e Re’ ka filluar dhe pritet të kryhet brenda tre muajsh. “Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë, nuk besoj që ka një kosto të lartë”, ka potencuar ministri Lluka. Më 22 prill janë bërë 3 muaj që nga premtimi publik i ministrit Lluka, por përkthimi i tetë marrëveshjeve të kontratës 1.3 miliard euro me ‘Contour Global’ ende nuk ka përfunduar. Zyra për Informim e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thonë se procesi i përkthimit të tetë marrëveshjeve është duke u kryer me kujdes. “Për shkak të volumit dhe kompleksitetit të marrëveshjeve, përkthyesit e kontraktuar nga MZHE kanë njoftuar se procesi i përkthimit është duke u kryer me kujdes”, thuhet në përgjigjet e MZHE-së. Ai ka thënë se përkthimi i dy marrëveshjeve do të përfundojë gjatë kësaj jave. “Pastaj nga dy marrëveshje në fund të çdo jave pasuese”, ka deklaruar Zeqiri për KALLXO.com. Nëse përkthimi i tetë marrëveshjeve do të shkoj sipas planit të MZhE-së dhe përkthimi i nga dy marrëveshjeve do të bëhet në çdo javë pasuese atëherë përkthimi do të përfundoj me 27 maj. Deri më 6 maj, që është ditë e diel dhe fundi i kësaj jave, do të përkthehen dy marrëveshje, deri më 13 maj do të përkthehen dy marrëveshje të tjera, deri më 20 maj do të bëhet përkthimi po ashtu edhe i dy marrëveshjeve. Përkthimi i dy marrëveshjeve të fundit sipas planit të MZhE-së pritet të bëhet deri më 27 maj. Sipas kësaj llogaritje del se përkthimi i të gjitha marrëveshjeve të kontratës me ‘Contour Global’ do të zgjasë më shumë se katër muaj që nga premtimi i ministrit Valdrin Lluka. Kontrata 1.3 miliard euro për ndërtimin e TC “Kosova e Re” është nënshkruar në një ceremoni zyrtare më 20 dhjetor të vitit 2017. Marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” zyrtarisht u nënshkrua nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Joseph Brandt, drejtori ekzekutiv i “Countur Global”, Arben Gjukaj nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kadri Kadriu nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Januz Kabashi, kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Ekonomike “Ibër-Lepenci”. Tetë marrëveshjet e nënshkruara të projektit janë: Marrëveshja e implementimit (Kompania e gjenerimit); marrëveshja e implementimit (kompania e minierave); marrëveshja për blerje të energjisë (TCKR); marrëveshja për furnizim me linjit (Kosova A); Marrëveshja për furnizim me linjit (Kosova B TCKR); Marrëveshje shumëpalëshe për furnizim me linjit; Marrëveshja për furnizim me ujë; Marrëveshja për shërbimet ndihmëse (TCKR). Këtu mund t’i shkarkoni dhe lexoni të gjitha kontratat e nënshkruara, të cilat janë në gjuhën angleze. Pas nënshkrimit mbeten edhe tre hapa të tjerë të mëdhenj deri në vitin 2019 kur do të vihet gurthemeli i termocentralit “Kosova e Re”. Këtë vit do të hapet tenderi për përzgjedhjen e kontraktuesit, në vitin 2019 do të bëhet përmbyllja financiare dhe do të fillojë ndërtimi i termocentralit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software