About: http://data.cimple.eu/claim-review/b172bf217e3635b1352c03b8dfda855ce50431fac74a61ba57d580d3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lutfi Haziri në Burgun e Gjilanit | Foto: Komuna e Gjilanit Lutfi Haziri Ende nuk i ka bërë Zgjidhje Familjes që Jeton në Shkollë Deklarata Lutfi Haziri: Vehid Ibrahimin e njoh personalisht, e kam vizituar, kam qenë në Muçibabë ku ai jeton dhe në pranverë deshti apo s’deshti do të vendosen në objektin e tyre, sepse shkolla do të lirohet. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Jemi afër fundit të muajit të parë të pranverës, e familja e Vehid Ibrahimit vazhdon të jetojë në shkollën e fshatit të tyre. Krypometri do të vazhdojë të monitoroj rastin e kësaj familje për të parë nëse kryetari i Gjilanit do të mbajë fjalën për sigurimin e kulmit për këtë familje në pranverë. Pranvera ka nis, por janë edhe dy muaj në këtë stinë, prandaj do të presim deri në përfundim të saj para se të japim vlerësimin për zotimin e Hazirit. Artikulli Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk ka arritur t’i sigurojë vendbanim familjes që po jeton në një shkollë të fshatit Muçibabë. Vehid Ibrahimi së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij jeton në objektin e shkollës ‘Mulla Idriz Gjilani’, në fshatin Muçibabë të Gjilanit. Ai u vendos në këtë objekt shkollor pasi i ishte djegur shtëpia e tij. Tani ai e shfrytëzon një pjesë të objektit të shkollës dhe nxënësit e kësaj shkolle vijojnë mësimet në po të njëjtin objekt. Në debatin e balotazhit në zgjedhjet komunale të vitit 2017 në Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Lutfi Haziri kishte premtuar se për këtë familje do të bëhej zgjidhje banimi në pranverë. “Vehid Ibrahimin e njoh personalisht, e kam vizituar, kam qenë në Muçibabë ku ai jeton dhe në pranverë deshti apo s’deshti do të vendosen në objektin e tyre, sepse shkolla do të lirohet”, kishte thënë Haziri. I kontaktuar nga KALLXO.com, Vehid Ibrahmi ka bërë të ditur se ende po vazhdon jetesën në objektin e shkollës. “Po, hala jam në shkollë. Askush nuk ka qenë. Jetesa është katastrofale. Janë nja 8 nxënës apo nëntë. I kemi bërë 5 vjet prej që jemi këtu. Me nxënës kemi problem çdo ditë, vetëm të shtunën dhe të dielën jemi të qetë”, tha Ibrahimi. Ndërkaq, kryetari Haziri i pyetur lidhur me veprimet e Komunës lidhur me këtë rast ka thënë se po bëjnë përpjekje për zgjidhje. “Po i bëjmë përpjekjet maksimale për t’i bërë zgjidhje të qëndrueshme për banim familjes Ibrahimi, në fshat. Dhe me këtë rast lirohet objekti i shkollës për nevoja të arsimit. Definitivisht, ndërtimi i shtëpisë për këtë familje është e vetmja mundësi, sepse është familje me kushte të rënda ekonomike dhe e pafuqishme për të bërë zgjidhje për banim”, tha Haziri për KALLXO.com. Gazeta Jeta në Kosovë ka realizuar një reportazh lidhur me jetën e Vehid Ibrahimit brenda shkollës ‘Mulla Idriz Gjilani’
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software