About: http://data.cimple.eu/claim-review/b18bc198d26d785965edf95db0c01d55e715cc6633eddcbdba7318f8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Sëmundjet e kockave nuk shërohen me anë të një kreme Deklarata Video në të cilën flet një person që prezantohet si “Afërdita Demalli” ka përmbajtje të rreme. Vlerësimi Rrenë Video në të cilën flet një person që prezantohet si “Afërdita Demalli” ka përmbajtje të rreme. Në Kosovë nuk ka mjeke me emrin “Afërdita Demali”. Në këtë video, janë dhënë pretendime që nuk janë të mbështetura në shkencë, ndërsa produkti që reklamohet nuk ka certifikatë të marketingut që lëshohet nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë. Drejtori i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Avni Kryeziu ka thënë se marrja e barnave online, pa konsulta paraprake me mjekun, mund të dëmtojë shëndetin e pacientëve. Ai ka thënë se sëmundjet që listohen në këtë video, nuk mund të shërohen me një kremë. Artikulli Më 17.12.2024, faqja në Facebook Gazeta Ditore (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video, me anë të së cilës reklamohet një kremë për shërimin e sëmundjeve në gjunjë e kocka. Në video flet një person që prezantohet si doktoresha Afërdita Demalli. Krypometër ka kontrolluar listën e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe aty nuk ka gjetur asnjë mjek me emrin Dr. Afërdita Demalli. Për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë, secili profesionist shëndetësor duhet të licensohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Lista e të gjithë mjekëve të licensuar e që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë është e publikuar në uebfaqen e Odës së Mjekëve të Kosovës. Në Nenin 8 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë thuhet se anëtarësimi në Odë është i detyrueshëm, për të gjithë doktorët e mjekësisë dhe profesionistët e tjerë shëndetësor me kualifikim të mesëm e të lartë, të përcaktuar në Regjistrin zyrtar të Ministrisë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre shëndetësore në Republikën e Kosovës. Demalli pretendon të ndajë një përvojë suksesi të një pacienti të saj, që ka provuar të gjitha mënyrat, por vetëm ky produkt i ka ndihmuar në shërimin e dhimbjeve të gjunjëve e kockave. Krypometër ka kërkuar edhe te lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë, nëse produkti “Prostafixx” është i lejuar për t’u shitur dhe për t’u tregtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë (AKPPM) rezulton se produkti “Prostafixx” nuk është në listën e barnave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “Produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës, vetëm pas marrjes së autorizimit për marketing nga AKPPM”. A shërohen këto sëmundje vetëm me anë të një kreme? Drejtori i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Avni Kryeziu, ka thënë se marrja e barnave online, pa konsulta paraprake me mjekun adekuat, mund të dëmtojë shëndetin e pacientëve. Kryeziu ka thënë se është e domosdoshme që, për një kohë sa më të shkurtër, pacientët të konsultohen me profesionistët e të trajtohen bazuar në protokolet shëndetësore. “Sugjerimi im është që çdo pacient që ka dhimbje duhet me e konsultu doktorin, sepse koha është shumë e rëndësishme. Përdorimi i tyre është i dëmshëm dhe shitja e këtyre barnave është edhe e jashtëligjshme. Si epilog, çdo dhimbje, çdo shqetësim i pacientit, duhet të trajtohet sipas udhëzimeve të doktorit adekuat.”- ka thënë Kryeziu. Ai ka thënë se përshkrimi i ilaçeve bëhet në përputhje me gjendjen e pacientit, rezultatet e analizave dhe sëmundjet e tjera përcjellëse që mund të ketë ai. “Çdo ilaç duhet të ketë përshkrimin, me Ligje e Rregullore shëndetësore, edhe për efektet anësore çka mundet me ba dëm, sepse çdo ilaç ka efekte anësore. Nuk ka ilaç pa efekte anësore, prandaj ne i dallojmë ku dhe kur me i dhanë. Nëse një person ka probleme shëndetësore edhe të natyrave të tjera, në të njëjtën kohë ne zgjedhim ilaçe që nuk shkaktojnë probleme p.sh. në lukth. Për këto ilaçe duhet bërë një hulumtim, duhet të ndërmarrë masa shteti.”- ka thënë Kryeziu. Trajtimi i këtyre sëmundjeve, sipas tij, bazohet në tri fusha kryesore. Tutje, ai ka shpjeguar se grupi i parë i ilaçeve janë simptomatike, pra ndikojnë në zbutjen e simptomave si dhimbjes e inflamacionit. “Grupi i dytë është terapia modifikuese, që e ndryshon ecurinë e rrjedhjes së sëmundjes ose e ndalë procesin.”- ka thënë ai duke shtuar se në grupin e tretë bëjnë pjesë suplementet. Edhe diagnostifikimi i sëmundjeve është i vështirë dhe kërkon të bëhen analiza e kontrolle tjera. “Diagnostifikimi kalon në disa drejtime: analizat, serologjia, rezonanca, ultrazëri etj. Kur vendoset diagnoza, në bazë të protokolleve të cilat nuk i kemi shpikur ne, e bëjmë mjekimin, në bazë të gjetjes, në bazë të diagnozës. Tash, disa kanë nevojë më tepër për terapi medikamentoze e pastaj fizioterapi, e një grup tjetër kur vjen te dekompozimi i nyjës, dëmtimi i rrallë i nyjës, këtu hyn në punë edhe kirurgjia.”- thot Kryeziu. Krypometër ka biseduar edhe me ortopedin e Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Blerim Qosaj, i cili ka thënë se “mund të ketë ndonjë efekt pozitiv, por jo me shëru krejt ato sëmundje”. “P.sh. aty po tregon se si e shëron diskun në boshtin e kurrizit, që s’ka shanca. Ose artroza e gjurit nuk është e mundur të shërohet me këtë kremë. Artroza shërohet me barna që kanë përmbajtje për rigjenerim të kërcës ose me trajtime operative, proteza nëse kanë prograduar. Ama me ly me kremë e me u shëru, hiç s’ka shanca. Mund të ndikojë në zvogëlimin e dhimbjes, por jo në shërim.”- ka thënë Qosaj për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software