About: http://data.cimple.eu/claim-review/b18e8eb511a9559a7742f858f02348f1bd0be144d986483bfa7c3e53     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tragjedia e vitit 2020 ripublikohet si lajm i ri duke e fshehur edhe lokacionin Deklarata TRAGJEDI! “TË MBYTUR ME BORXHE”, FAMILJA ME 9 ANËTAR I JEP FUND JETËS Vlerësimi Me kos Lajmit i publikuar më 29.10.2024 me titull: “TRAGJEDI! “TË MBYTUR ME BORXHE”, FAMILJA ME 9 ANËTAR I JEP FUND JETËS”- nuk është i saktë për kohën kur është publikuar. Në këtë postim në gjuhën shqipe nuk është treguar lokacioni se ku ka ndodhur kjo tragjedi. Në Kosovë e Shqipëri nuk është regjistruar ndonjë tragjedi e tillë. Rasti për të cilin disa media në gjuhën shqipe kanë raportuar në vitin 2024 në fakt ka ndodhur në vitin 2022 në Indi. Artikulli Më 29.10.2024 faqja në Facebook ‘Lajm24’ (arkiva & arkiva) ka publikuar një fotografi me mbishkrimin: “TRAGJEDI! “TË MBYTUR ME BORXHE”, FAMILJA ME 9 ANËTAR I JEP FUND JETËS”. Si ilustrim i është shtuar një pamje e disa qytetarëve dhe një shiriti policor, ndërsa në titull nuk jepet informacion se ku ka ndodhur ky rast. Krypometër fillimisht ka kërkuar në mediat në gjuhën shqipe nëse është raportuar për ndonjë tragjedi të tillë, mirëpo nuk ka lajme se një rast i tillë ka ndodhur në tetor të vitit 2024. Tutje Krypometër ka analizuar njoftimet e Policisë së Kosovës të datës 29.10.2024, por aty nuk është raportuar se 9 persona të një familje të kenë vdekur. Në raportin e datës 29.10.2024 është raportuar për vjedhje, dhunë në familje, posedim narkotikësh, aksidente me dëme materiale e lëndime, por jo për fatalitete. Krypometër ka kontrolluar edhe raportimet e bëra nga Policia e Shqipërisë më datë 29.10.2024, por as aty nuk ka raportime të kësaj natyre. Policia e Shqipërisë raportoi për një shpërthim të një mjeti eksploziv në Elbasan që la të vdekur një person, për operacione policore për kontrabandë nga Greqia, etj.. Tutje Krypometër e ka kërkuar fotografinë përmes Google Lens dhe ka gjetur një lajm të vitit 2022 në të cilin raportohet për këtë rast tragjik. Rasti sipas raportimeve të mediave ka ndodhur në distriktin Sangi në Indi dhe ishte raportuar se një familje 9 antarëshe kishin kryer vetëvrasje me pije helmuese. Sipas hetimeve, arsyeja e vetvrasjes kishte të bënte me disa huadhënës. Policia lokale në atë distkrikt të Indisë kishte arrestuar 8 persona në lidhje me këtë rast. Sipas raportimit të Times of India, nëntë anëtarë të familjeve të dy vëllezërve u gjetën të vdekur, trupat e tyre ishin në dy shtëpi në 1.5 km distancë. Hetimet fillestare të rastit sugjeruan se dy vëllezrit kishin huazuar shuma të mëdha parash nga persona të ndryshëm.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software