About: http://data.cimple.eu/claim-review/b2099557112fd61d43fc0c478dcad49e4366ba05abb74c4a8757af23     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë se nuk do të ketë paga në muajin nëntor Deklarata “Mësimdhënësit s’do marrin paga as në nëntor, Qeveria Kurti, qeveri e ndëshkimit” Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Mësimdhënësit s’do marrin paga as në nëntor, Qeveria Kurti, qeveri e ndëshkimit” nuk është i saktë, e për më shumë ngase është ilustruar me fotografinë e Albin Kurtit, e jo me autorin e deklaratës, ka përbënë postim të rremë. Lajmi është bazuar në një postim të deputetit Agim Veliu i cili ka dhënë një opinion se duke mos i dhënë pagat e muajit tetor, Qeveria e Kosovës po i rrezikon familjet që janë në kredi dhe që mund të mbesin edhe pa pagën e muajit nëntor që do t’i rëndojë për pagesën e dy kësteve të kredisë: tetorit dhe nëntorit. Pra, ky postim është opinion i deputetit, por nuk është vendim i qeverisë për të mos i dhënë pagat e muajit nëntor. Artikulli Në portalin “todaynews80”, më 4 tetor 2022 është publikuar një artikull me titull “Mësimdhënësit s’do marrin paga as në nëntor, Qeveria Kurti, qeveri e ndëshkimit”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqen: Post Lajme dhe Lajme Article. Titulli i artikullit ka qenë citat, ndërsa i njëjti është ilustruar me fotografinë e Albin Kurtit. Teksti në faqen “todaynews80” i referohet një postimi në rrjetin social Facebook të publikuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu. “Në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor. Pagat e tyre do të jenë peng i bankave, duke paguar dy këste të kredisë e me kamata ndëshkuese”- ka shkruar Veliu. Deputeti Veliu ka shkruar “Qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje”. Në kreun e këtij lajmi thuhet “ndiqni videon për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë”- ndërsa brenda në tekst nuk ka asnjë video. Greva në sektorin publik dhe në arsim ka filluar më 25 gusht 2022 dhe është pezulluar më 1 tetor 2022. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se orët e humbura gjatë grevës nuk do të zëvendësohen. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se vetëm ata që kanë punuar, do të marrin pagat e muajit shtator. Në anën tjetër, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se i kanë propozuar Ministrisë së Financave që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, sipas saj, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software