schema:text
| - Titulli i rremë për deklaratën e klerikëve pas vizitës në Hagë
Deklarata
Çfarë Treguan Klerikët Fetarë Pas Vizitës Që Patën Me Ish-Krerët E UÇK-së Në Hagë Po Trondit Gjithë Kosovën…
Vlerësimi
Me kos
Titulli i këtij artikulli është i hiperbolizuar dhe i rremë. Në artikull nuk ka asnjë argument që tregon se deklarata e klerikëve po e tronditë gjithë Kosovën. Nuk është treguar se cila prej pjesëve të deklaratës së klerikëve e ka tronditur Kosovën. Për më tepër, nuk ka asnjë fakt apo argument se cila është “tronditja”, pra nuk është marrë asnjë opinion për këtë çështje. Artikulli është marrë nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress, mirëpo këto faqe të internetit e kanë ndryshuar atë duke i dhënë kahje tjetër.
Artikulli
Faqja online a.news29media.com ka publikuar një shkrim më titull: “Çfarë Treguan Klerikët Fetarë Pas Vizitës Që Patën Me Ish-Krerët E UÇK-së Në Hagë Po Trondit Gjithë Kosovën…”, në të cilin flitet për vizitën e klerikëve në Gjykatën Speciale në Hagë.
I njëjti shkrim është publikuar edhe në faqet në Facebook: Lajme Online, Gazeta Rozë, Shëndeti.al, Artistët Shqiptarë, lexo.net dhe Kosova Press.
Në titull thuhet se deklaratat e klerikëve e kanë tronditur Kosovën, mirëpo në artikull nuk ka asnjë argument apo fakt për këtë. Nuk është treguar se cila prej pjesëve të deklaratës së klerikëve e ka tronditur Kosovën. Për më tepër, nuk ka asnjë fakt apo argument se cila është “tronditja”, pra nuk është marrë asnjë opinion për këtë çështje.
Kjo faqe ka përdorur titull i cili nuk përkon me atë se çfarë është shkruar brenda tekstit. Nga ky lajm del se nuk ka pasur asnjë reagim të tronditjes në Kosovë.
Në tekst janë deklarata të klerikëve, të cilët kanë uruar që krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kthehen sa më shpejtë në Kosovë dhe kanë dëshmuar se gjendja e tyre shëndetësore është jashtëzakonisht e mirë.
Ky tekst është marrë nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress, mirëpo duke iu ndryshu titulli dhe duke i dhënë konotacion tjetër këtij lajmi.
Agjencia e lajmeve në Kosovë, KosovaPress ka shkruar lajmin me titull: “Klerikët fetarë nga Haga: Gjithmonë të bashkuar, krerët e UÇK-së të pafajshëm” në të cilin kanë raportuar për fjalimet, të cilat i kishin mbajtur klerikët pas vizitës së krerëve të UÇK-së.
“Gjendja e tyre shëndetësore ishte jashtëzakonisht e mirë dhe besojmë se edhe këtë ballafaqim me gjykatën e drejtësisë, këtu në Hagë do ta kalojnë dhe do të kthehen sa më shpejtë në Kosovë si të pafajshëm”- ka thënë myftiu Naim Tërnava për agjencinë KosovaPress.
Kurse, Ipeshkvi Dodë Gjergji për këtë agjenci ka thënë se është shprehur i lumtur që kishte mundësi t’i vizitonte ish-krerët e UÇK-së.
“Urojmë që të kthehen sa më shpejtë në shtëpi”- ka deklaruar Ipeshkvi Dodë Gjergji për agjencinë KosovaPress.
|