About: http://data.cimple.eu/claim-review/b2701c3162d079edbe0cc639ccc106cc9506957d42242b580bf50718     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për kthimin e ish- presidentit Hashim Thaçi Deklarata Përhajr Na Qoftë/ Ish Pr Esidenti Hashim Thaçi Po Kthehet Si ‘H ERO’ Dhe Si ‘BABA’ I Kosovës – Cfar Mendoni ? Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “Përhajr Na Qoftë/ Ish Pr Esidenti Hashim Thaçi Po Kthehet Si ‘H ERO’ Dhe Si ‘BABA’ I Kosovës – Cfar Mendoni ?” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt që e mbështetë konstatimin se ish-Presidenti Hashim Thaçi, që po mbahet në burg në Hagë, do të kthehet në Kosovë në prill të 2023. Artikulli bazohet mbi një opinion të dhënë në fillim të vitit 2021, por është ri-postuar gjoja se është thënë në vitin 2023. Artikulli Më 17 shkurt 2023, faqja në Facebook “Albagraph7” ka publikuar një artikull me titull “Përhajr Na Qoftë/ Ish Pr Esidenti Hashim Thaçi Po Kthehet Si ‘H ERO’ Dhe Si ‘BABA’ I Kosovës – Cfar Mendoni ?”. I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqen “Report24”. Lajmi i publikuar është i rremë dhe është nxjerrë nga konteksti. Gazetari Valon Syla, dy vite më parë në një emision televiziv kishte deklaruar se ka informacione që ish- presidenti Hashim Thaçi do të kthehej në Kosovë në muajin prill të vitit 2021. Deklarata e tij është ripublikuar dy vite më pas duke pretenduar se është lajm aktual dhe se Thaçi do të kthehet në prill të vitit 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software