schema:text
| - Paralajmërimi i rrejshëm i sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Japonisë
Deklarata
Harrojeni Ukrainen / Rusia nis bombarduesit drejt Japonisë, shkak vizita e kryeministrit në Kiev?
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Harrojeni Ukrainen / Rusia nis bombarduesit drejt Japonisë, shkak vizita e kryeministrit në Kiev?” nuk është i bazuar në fakte. Në titull është ndërlidhur lufta në Ukrainë dhe mundësia që e njëjta të ndodh edhe në Japoni, por kjo nuk është mbështetur me fakte në artikull pasi aty flitet vetëm se si dy aeroplanë bombardues kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë.
Artikulli
Më 21 mars 2023, faqja online “fakte.buzz” ka publikuar përmbajtjen me titull “Harrojeni Ukrainen / Rusia nis bombarduesit drejt Japonisë, shkak vizita e kryeministrit në Kiev?”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: Pamfleti.com, Gazeta Parlamenti, Fresh Lajme, Tv Rapsodet, Mirsevini, Zeri i Diaspores, Gazeta NKosovë, Gazetta Drita, Jeta ne Prishtine, Shqipet dhe Folklori i kombit Shqiptar.
Titulli i artikullit në mënyrë se si është shkruar lë të nënkuptojë se Rusia ka nisur aeroplanët që të bombardojnë Japoninë për shkak të vizitës së kryeministrit japonez në Kiev.
Sipas medias ndërkombëtare “Reuters”, Rusia më 21 mars 2023 kishte dërguar bombardues strategjik pranë Japonisë, por pa e shkelur hapësirën ajrore të Japonisë dhe nuk ka pasur kurrfarë konflikti, si është paralajmëruar në titull.
Si raporton Reuters, dy aeroplanë bombardues strategjik rus fluturuan mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, përderisa kryeministri japonez ishte duke vizituar Ukrainën.
|