About: http://data.cimple.eu/claim-review/b424f27c5e9f8bddc6c773b77d50f0ced6422af1cf517369de4ab5d8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Imri Ahmeti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com 10 ditë pas premtimit të Imri Ahmetit, qytetarët e Lipjanit ende pa internet falas në parqe Deklarata Imri Ahmeti (19.10.2020)- “Internet do të ketë falas për qytetarët e Lipjanit në pesë pika. Unë po besoj që brenda 10 dite ajo kryhet sepse është në procedurë, duke aplikuar” Vlerësimi Rrenë Edhe pasi kanë kaluar 10 ditë nga premtimi që kishte bërë Imri Ahmeti, qytetarët e Lipjanit ende nuk kanë internet falas në parqe. Artikulli Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në vitin 2017 kishte premtuar internet falas në parqe dhe vendet e qëndrimit në qytet, gjatë mandatit të tij të dytë, para se të merrte besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale atë kohë. Por Krypometri në Emisionin “Jeta në Komunë” ka gjetur se ky premtim ende nuk është realizuar. “Free WIFI në parqet dhe vendet e qëndrimit në qytet”, ishte premtim i Ahmetit përmes një video të publikuar në Facebook, me mbishkrimin “Qyteti në katër vitet e ardhshme – Prioritetet në infrastrukturë për qytetin e Lipjanit”. Komuna e Lipjanit më 13 tetor të këtij viti kishte thënë për KALLXO.com se e kanë shpallur tenderin për instalimin e internetit në parqe. Megjithëkëtë, i pari i Lipjanit Imri Ahmeti, në “Jeta në Komunë” u zotua se qytetarët brenda 10 ditësh do të mund të kenë internet pa pagesë në pesë pika të qytetit. “Internet do të ketë falas për qytetarët e Lipjanit në pesë pika. Unë po besoj që brenda 10 dite ajo kryhet sepse është në procedurë, duke aplikuar”, tha ai, kur u pyet kur do të kenë internet falas qytetarët e Lipjanit. Por ndonëse kanë kaluar më shumë se 10 ditë, që nga xhirimi i emisionit “Jeta në Komunë” dhe transmetimi i tij, në Lipjan ende nuk është funksionalizuar interneti. Debati për Komunën e Lipjanit është xhiruar më 19 tetor dhe është transmetuar më 28 tetor 2020. Në anën tjetër, Bukurie Zejnullahu-Jashari, zyrtare e lartë për Komunikim me Publikun në këtë komunë, ka thënë për KALLXO.com se shumë shpejt do të funksionalizohet interneti. “Shumë shpejt do të funksionalizohet interneti në parqe të qytetit të Lipjanit, është në procedurë të realizimit si projekt”, thuhet në përgjigjen e saj më 12 nëntor 2020. “Jeta në Komunë” ditë më parë ka publikuar hulumtimin lidhur me debatin që është mbajtur me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe asamblistët e kësaj komune. Pas tri viteve në pushtet që nga marrja e mandatit të kryetarit të komunës më 2017-tën, Imri Ahmeti në emisionin “Jeta në Komunë” prezantoi sukseset e tij gjatë kësaj kohe, përderisa u sfidua edhe me premtimet që ua kishte dhënë lipjanasve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software