About: http://data.cimple.eu/claim-review/b478d85c76a7e5c19f228156ef3992a8c7f2b7e6bc8199ee3eab72fb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se Kurti vizitoi Listën Serbe në Mitrovicë Deklarata Kurti viziton Listen Serbe ne Mitrovice Vlerësimi Rrenë Është i rremë përshkrimi “Kurti viziton Listen Serbe ne Mitrovice”- i publikuar së bashku me fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në prapavijë ka logot e partisë Lista Serbe. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti gjatë vizitës që kishte në Leposaviq, më 16.01.2025, nuk e ka takuar asnjë parti politike. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se kandidati i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës nuk është takuar me ndonjë subjekt politik në veri. Artikulli Më 11.02.2025, llogaria në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi të kandidatit për Kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit. Në fotografi është vendosur mbishkrimi “Kurti viziton Listen Serbe ne Mitrovice”. Krypometër përmes kërkimit në Google Lens ka gjetur se fotografia është shkëputur nga një video e publikuar nga Kosova Neës. Në videon e publikuar nga faqja Kosova Neës, më 16.01.2025, është vendosur përshkrimi “Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Leposaviç kalon kah zyret Listes Serbe dhe bënë shoping në INTEREX qytetari I thotë: o 500 mijë zemra i Meriton o kryministër”. Në video Kurti është në Leposaviq dhe jo në Mitrovicë, si pretendohet në postim. Për të sqaruar më tej këtë postim, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun. Kryeziu ka thënë se atë ditë Kurti ka zhvilluar dy vizita në Komunën e Leposaviqit. Fillimisht, ai është ndalur për të kryer disa blerje në supermarketin Interex, për të vazhduar më pas në hapjen e Degës së 33-të të Bankës Ekonomike të Kosovës, në po të njëjtën Komunë. Më tej, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka quajtur lajm të rremë pretendimin se Kurti ka vizituar Listën Serbe. Manxhuka ka thënë se Kurti nuk e ka vizituar ndonjë subjekt politik në veri. “Ky është lajm i rremë dhe asnjëherë VV e kryeministrit Albin Kurti nuk kanë vizituar ndonjë subjekt politik në veri.”- ka thënë Manxhuka. Lëvizja Vetëvenosje ka garuar së bashku me partinë Guxo dhe Alternativa në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Në një intervistë, më 06.01.2025, pak ditë para së të nisë fushata zgjedhore kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk sheh mundësi për koalicione paszgjedhore. Ai pati përjashtuar mundësinë që të bëjë koalicion me PDK, AAK e LDK, duke i quajtur ato të pareformuara. Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, thoshte se mu për këtë arsye i kanë bërë koalicionet parazgjedhore me partinë Guxo dhe atë Alternativa. Sipas Kurtit, me këto dy subjekte politike kanë bashkëqeverisur katër vjet mandat dhe kanë përvoja të mira me njëra- tjetrën. “Kur e kemi parasysh se sidomos në muajt e fundit sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë, ndaj qeverisjes së mirë dhe demokratike, nuk shohim mundësi që të kemi çfarëdo koalicioni në mandatin tjetër, për më tepër që nuk do të jetë as i nevojshëm.”- tha Kurti në një intervistë për KosovaPress, më 06.01.2025. Në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garuan 1,280 kandidatë për Deputet, nga 28 subjekte politike. Katër partitë më të mëdha në vend, të cilat njëherësh fituan më shumë vota: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Koalicioni i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- NISMA- Konservatorët- Intelektualët- Lista Ideal patën nga 110 kandidatë për Deputet. Ndërsa, Koalicioni për Familjen, parti që nuk e kaloi pragun sipas rezultateve preliminare, pati 72 kandidatë për Deputet. Bazuar në rezultatet preliminarë të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më 14.02.2025, rezulton se Vetëvendosje renditet e para me 341,672 vota, apo 40.84%. Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.05% të votave, apo 184,449 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani, me 17.67%, apo 147,827 vota. Koalicioni AAK- NISMA kanë 7.45% të votave, apo 62,302 vota. Këto rezultate janë preliminare dhe të njëjtat mund të ndryshojnë pas numrimit të gjitha votave, duke përfshirë atyre të pranuara me postë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software