About: http://data.cimple.eu/claim-review/b4f7324428f6ee598547da0380c67b11868bd64796b21710ee638274     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e Milaim Zekës e nxjerrë nga konteksti Deklarata E di një diçka, që Albin Kurti nuk ka me bë Asociacionin. A pe sheh bre, veç ky ia lunë nanën Serbisë. Kqyre bre, çka po i bën. Po ky është patriot. Kqyre çka boni me Veriun. Kqyre, atje e shkuli këtë, e bëni këtë, tash s’ka më dinarë, edhe qe kështu është Vlerësimi Me kos Është e manipuluar video në të cilën ish deputeti Milaim Zeka thot: “E di një diçka, që Albin Kurti nuk ka me bë Asociacionin. A pe sheh bre, veç ky ia lunë nanën Serbisë. Kqyre bre, çka po i bën. Po ky është patriot. Kqyre çka boni me Veriun. Kqyre, atje e shkuli këtë, e bëni këtë, tash s’ka më dinarë, edhe qe kështu është”. Kjo video është manipuluar, duke kombinuar disa pjesë të deklarimit të Zekës në emisionin Context në televizionin ATV. Zeka në fjalën e tij ka hamendësuar se si do të reagojnë përkrahësit e Kurtit, nëse ai nuk e formon Asociacionin. “Një gjë e di, që Albin Kurti nuk ka me bë Asociacionin dhe duke mos dashtë me bë Asociacionin, tash ky e shikon xhematin e vet, gardën revolucionare në Facebook që i thojnë: “A pe sheh bre veç ky ia lunë nanën Serbisë. Kqyre bre, çka po i bën. Po ky është patriot. Kqyre çka boni me Veriun. Kqyre, atje e shkuli këtë, e bëni këtë, tash s’ka më dinarë, edhe qe kështu është.”- thuhet në deklaratën origjinale të Milaim Zekës. Artikulli Më 25.11.2024, llogaria në Facebook (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet gazetari Milaim Zeka. Në material, Zeka dëgjohet duke thënë “E di një diçka, që Albin Kurti nuk ka me bë Asociacionin. A p’e sheh bre, veç ky ia lunë nanën Serbisë. Kqyre bre, çka po i bën. Po ky është patriot. Kqyre çka boni me Veriun. Kqyre, atje e shkuli këtë, e bëni këtë, tash s’ka më dinarë, edhe qe kështu është”. Për të verifikuar vërtetësinë e kësaj video, Krypometër përmes kërkimit në Youtube ka gjetur emisionin e plotë, prej të cilit ishte shkëputur kjo video. Zeka kishte marrë pjesë në një panel diskutimi në emisionin Context në televizionin ATV, me temën “Çka blihet me dinarë e çka me euro?”, i publikuar më 30.01.2024. Krypometër ka gjetur se video e publikuar në Facebook është e manipuluar, pasi Zekës i është prerë pjesa kur ai hamendëson se çka do të thuhet në grupe në Facebook, me pjesëtarë që mbështesin kryeministrin Albin Kurti, nëse ky i fundit nuk e themelon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Një gjë e di, që Albin Kurti nuk ka me bë Asociacionin dhe duke mos dashtë me bë Asociacionin, tash ky e shikon xhematin e vet, gardën revolucionare në Facebook që i thojnë: ‘A p’e sheh bre, veç ky ia lunë nanën Serbisë. Kqyre bre, çka po i bën. Po ky është patriot. Kqyre çka boni me Veriun. Kqyre, atje e shkuli këtë, e bëni këtë, tash s’ka më dinarë, edhe qe kështu është’.”- thuhet në deklaratën origjinale të Milaim Zekës. Milaim Zeka është një gazetar dhe ish-politikan kosovar. Ai ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë Legjislaturës së gjashtë (2017– 2019). Gjatë mandatit të tij, Zeka ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe ka shërbyer si anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Asociacioni Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është njëra prej Marrëveshjeve më të diskutuara në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi, por që nuk është zbatuar, pasi u vlerësua se disa pika të saj janë në kundërshtim me Kushtetutën e Repubikës së Kosovës. Asociacioni apo Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe paraqet gurthemelin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 mes të dyja palëve, pasi 6 nga 15 pikat e Marrëveshjes janë të fokusuara në krijimin e tij. Marrëveshja jep hollësi të kompetencave që i jepen Asociacionit të 10 Komunave me Shumicë Serbe: të ketë “mbikëqyrje” të plotë në sferat e planifikimit rural dhe urban, zhvillimin ekonomik, arsim dhe shëndetësi, mirëpo askund nuk përmendet “pavarësia e Komunave Serbe në Kosovë”. Përveç Marrëveshjes bazë të vitit 2013, më 25 gusht 2015, në kohën kur Qeveria drejtohej nga Isa Mustafa, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel lidhur me një varg parimesh dhe elementesh kryesore të Asociacionit, të cilat herëdokur duhen përkthyer në Statut. Në tetor të vitit 2015, kjo Marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata kishte konstatuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të themelohet, si ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit në vitin 2013. Ndërsa, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit e vitit 2015 nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës. Por, në të dy Marrëveshjet e nënshkruara, në asnjë pikë nuk thuhet se Asociacioni nënkupton pavarësi të komunave me shumicë Serbe nga Kosova. Pavarësia nënkupton kur një pjesë e territorit, me kufij të përcaktuar, ndahet nga një territor tjetër dhe e krijon shtetin e tij. Çështja e organizimit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë edhe e Marrëveshjes së Ohrit që, së bashku me Aneksin për zbatimin e saj, Kosova dhe Serbia e kanë arritur vitin e kaluar, më 18.03.2023. Marrëveshja nuk është nënshkruar nga të dyja palët, por ndërmjetësi ka thënë se ajo është ligjërisht e obligueshme për palët. Marrëveshja prej 11 nenesh ndër të tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore. Ndërsa, kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha Marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë Dialogut. Marrëveshja bazë është bërë publike pas takimit të mbajtur më 27.02.2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software