Video e vjetër prezantohet si pamje të vrasjeve në një shkollë në Serbi
Deklarata
E RËNDË/ Publikohet Momenti Kur 14-Vjeçari Në Serbi Vret Shokët E Klasës
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Artikulli i publikuar nga “Sprint.al” pretendon rrejshëm se ka videon e një nxënësi i cili më 3 maj 2023 vrau nëntë persona, duke përfshirë shokë dhe shoqe të klasës dhe rojën e shkollës në Serbi. Video e publikuar nga ky portal nuk është realizuar në Serbi, por e njëjta qarkullon në internet që nga viti 2017. E njëjta është xhiruar në Meksikë.
Artikulli
Më 10 maj 2023 faqja e internetit “Sprint.al” ka publikuar një lajm me titull “E RËNDË/ Publikohet Momenti Kur 14-Vjeçari Në Serbi Vret Shokët E Klasës”.
Lajmi përmban një video, në të cilën shihet një nxënës duke qëlluar me armë zjarri ndaj disa fëmijëve të tjerë derisa ishin në një klasë.
Por, kjo video e prezantuar nuk është xhiruar në Beograd. Video është e vjetër dhe e njëjta është xhiruar në Meksikë, në vitin 2017.
Ky lajm ishte publikuar fillimisht nga media “Nypost.com”, në vitin 2017.