About: http://data.cimple.eu/claim-review/b52a3280e6e9cbbcab0b99421b8687ed34178db023f6a69bc7f0e821     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • (Ilustrim) Gaza, Foto: REL/RFE Video e vjetër që nuk paraqet gjendjen aktuale të Gazës Deklarata Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “#Gaza 16 / 11 / 2023” është i rremë dhe nuk paraqet gjendjen në Gaza. Krypometri duke përdorur makina të kërkimit ka verifikuar se pamjet janë shkrepur në qytetin Homs të Sirisë. Artikulli Më 16 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut Mesxhid El-Aksa (arkiva) ka publikuar një video- material në të cilën shihet një qytet i shkatërruar. Në përshkrimin e postimit është shkruar “#Gaza 16 / 11 / 2023”, duke pretenduar se pamjet paraqesin qytetin e shkatërruar të Gazës në Palestinë. Krypometri ka verifikuar faktet e paraqitura dhe është vërtetuar se videoja është e vjetër. Përmes një kërkimi me mekanizmin e “Google lens”, Kryepometri ka gjetur se pamjet me dron paraqesin qytetin Homs në Siri dhe imazhet i përkasin vitit 2016. Pamjet nuk janë xhiruar me 16 nëntor 2023, ashtu si pretendohet nga faqja. Gjithashtu, Krypometri ka arritur të gjejë një material në rrjetin social Tiktok, që është publikuar në vitin 2021 dhe në përshkrimin e videos tregohet se pamjet paraqesin qytetin Homs. Lufta, që tani gjendet në javën e shtatë, u nxit pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit në jug të Izraelit, kur sulmuesit e këtij grupi vranë afër 1,200 persona, shumica civilë dhe rrëmbyen 240 të tjerë. Mbi 11,400 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Edhe 2,700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Në shifrat për viktimat, të prezantuara nga autoritetet palestineze, nuk bëhet dallimi mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra sulmues nga Hamasi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software