About: http://data.cimple.eu/claim-review/b5fb5e92947e97a27bd933c17bd0ab4b16771f6f647107819abc8f3d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla Ramiz Lladrovci Sërish e Mban Fjalën Deklarata Ramiz Lladrovci: ‘Me të marrë mandatin në vitin 2016 i kam emëruar 5 drejtoresha, pra gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Sigurisht që do ta vazhdoj këtë standard.’ Vlerësimi E vërtetë Në fillimin e mandatit të tij të dytë si Kryetar i Drenasit, Lladrovci ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’, duke i emëruar 5 drejtoresha në krye të drejtorive. Lladrovci kishte mbajtur premtimin e tij edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit në dhjetor të vitit 2016, kur me të marrë mandatin kishte emëruar 5 drejtoresha. Artikulli Kryetari i Komunës së Drenasit, për të dytën herë, e ka mbajtur premtimin e tij për emërimin e grave drejtoresha në qeverisjen komunale. Ai ishte kryetar i parë i një komune që pozitat e drejtorëve i ka ndarë në mënyrë të barabartë në mes të dy gjinive, në mandatin e shkurt që e nisi në vitin 2016. Lladrovci ka thënë se do të mbajë standardin e njëjtë, pra që gjysma e drejtorive të udhëhiqen nga gratë. “Në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2016-ës kam premtu emërimin e 3-4 drejtoreshave, ndërsa me të marr mandatin i kam emëruar 5 drejtoresha, pra gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Sigurisht që do të vazhdojë këtë standardë”, ka thënë Lladrovci. Ai ka premtuar se 12 shkolla do të udhëhiqen nga gratë në mandatin e tij të dytë. “Në arsim i kam gjetur vetëm 2 drejtoresha në krye të institucioneve arsimore, ndërsa tash i kam bërë 8 e së shpejti do të bëhet 12 drejtoresha në arsim”, ka thënë Lladrovci. Në fillimin e mandatit të tij të dytë si Kryetar i Drenasit, Lladrovci serish e ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’ të mbajtur gjatë muajit shtator 2017. Lladrovci, në debatin për zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishte premtuar se do t’i emërojë 5 gra drejtoresha, gjegjësisht gjysmën e drejtorive do ta udhëheqin gratë. Këtë premtim ai e ka mbajtur. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra. “Është kompletuar emërimi i drejtorive dhe 5 prej tyre janë femra, ku gjithsej ka 10 drejtori Komuna e Drenasit”, tha Dobra. Shembulli i Lladrovcit për Barazinë Gjinore
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software