About: http://data.cimple.eu/claim-review/b631f08b78a690d8d32976bdec110b3db4466d779f9e60609a9ec385     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i manipuluar se flamujt serb u larguan nga Leposaviqi Deklarata Flamujt serbë janë larguar nga Leposaviqi është i manipuluar. Vlerësimi Me kos Pretendimi se flamujt serbë janë larguar nga Leposaviqi është i manipuluar. Krypometri ka konstatuar se në atë zonë flamujt e vjetër vetëm janë zëvendësuar me flamuj të rinjë të Serbisë, e nuk janë hequr krejtësisht. Burime zyrtare dhe materiale filmike e kanë dëshmuar se flamujt vazhdojnë të qëndrojnë në atë zonë. Artikulli Më 18/09/2023 profili në Facebook Viktor Ćereti ka shpërndarë një video në të cilën thuhet se flamujtë serbë janë hequr nga Leposaviqi. Materiali brenda videos ka një përmbajtje në të cilën shkruhet “Leposaviq, hiqen flamujt serb…”. Materiali vazhdon me përmbajtjen “Km Albini duke i pru sh…t n’Kosovë. Lopozita ,anal-istat, analfabetet votuesit duke p*rdh tër kohën a në fakt shikone vet”- thuhet në përshkrimin e videos së shpërndarë. Kjo video është marrë nga një profil në rrejtin social në Tik Tok në po të njëjtën datë ndërsa në rrjetin social Facebook ka arritur një audiencë prej 108 shpërndarjesh. Për shkak të ndikimit të madh në publik dhe numrin e shpërndarjeve, Krypometri ka verifikuar nëse ky informacion është i vërtetë. Të dhënat tregojnë se materiali origjinal është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga faqja KosovoOnline me datë 14/ 09/2023 . Në materialin filmik shihen punëtorët e një kompanie duke i zëvendësuar flamujt e vjetër me të rinjë. Krypometri ka verifikuar edhe më tutje nëse materiali është i vërtetë. Me datë 19/09/2023 Krypometri ka telefonuar kompaninë e cila ka kryer punimet në këtë zonë. “Flamujt janë zëvendësuar me kërkesë të autoriteteve lokale”- ka thënë përfaqësuesi i kompanisë i cili nuk ka dashur të prezantohet. Ai nuk ka saktësuar për cilat autoritete bëhet fjalë mirëpo Krypometri ka kuptuar se bëhet fjalë për struktura paralele në atë zonë. Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, parti kjo që mbanë qeverisjen e Leposaviqit ka thënë se komuna e Leposaviqit nuk ka pasur gisht në zëvendësimin e flamujve. Për të verifikuar situatën në terren Krypometri me datë 19/09/2023 ka vizituar zonën për të verifikuar nëse flamujt janë hequr apo janë zëvendësuar. Fotografitë tregojnë se në vendin e njëjtë i cili ndodhet në afërsi të komunës së Leposaviqit qëndrojnë të varur flamuj të ri.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software