schema:text
| - Rrena se ushtria Amerikane është gati të sulmojë Stambollin
Deklarata
Turqit bëhen gati? “Ushtria amerikane, gati të sulmojë Stambollin, në lojë edhe Izraeli me Greqinë
Vlerësimi
Me kos
Pretendimet e publikuara nuk janë të mbështetura në asnjë fakt. Përfundime e pambështetura bijnë në kuadër të teorive konspirative që vlerësohet si informacione të rreme. Nuk ka asnjë fakt dhe deklarim se Ushtria Amerikane është gati të sulmojë Stambollin, apo që SHBA-ja po tenton të largojë Turqin nga NATO. Një opinion i ish-gjenerali është paraqitur si lajm dhe janë nxjerr përfundime të pa-argumentuara në fakte. Turqia është pjesë e NATO-së tash e 70 vjet dhe është e dyta për nga numri i ushtarëve në aleancë.
Artikulli
Më 8 tetor 2022 disa në faqen Abc News Albania u publikua një lajm me titull: “Turqit bëhen gati? “Ushtria amerikane, gati të sulmojë Stambollin, në lojë edhe Izraeli me Greqinë”. Raportimi në këtë faqe ka marrë 454 reagime, 197 komente dhe 7 shpërndarje.
I njëjti informacion është publikuar dhe shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: 24 orë, Kosova ime, Front Online, Historia Shqiptare, InfoShqip.com, Lajmi fundit.al, press24.al, a-press, Shkodra.news, BBC Balkan, Shkupi24.mk, Zoom Al, Arkiva, Tirananews.al
Brenda artikullit në kërë lajm nuk flitet për sulm të Stambollit, por transmetohet një intervistë e dhënë nga një ish-gjeneral i ushtrisē Turke.
Gjenerali Cihat Yayci (Xhihat Jajxhi) në intervistën e publikuar në sozcu.com flet për situatën kritike mes Turqisë dhe Greqisë si dhe pretendon që kjo e fundit është duke u ndihmuar nga SHBA-ja.
Yayci flet për një teori konspirative kinse SHBA-ja është duke tentuar të nxjerrë Turqinë nga alenaca e NATO-së si dhe futjen e saj në luftë me Greqinë.
“Si fillim ata po armatosin ishujt grekë përballë nesh dhe do të nisin një agresion përmes tyre. Pasi ne të përgjigjemi ata do të na quajnë si vend që sulmon aleatët e NATO-s dhe do të na nxjerrin nga aleanca. Pastaj do të fusin në NATO Izraelin dhe Qipron. Kur të ketë ndodhur kjo, do të na kërkojnë të largohemi nga Qipro e Veriut dhe kur ne të refuzojmë ata do të na sulmojnë në kuadër të nenit 5 të organizatës”- shprehet ai.
Sipas të dhënave në internet, deklaratat janë komentuar me ironi në rrjetet sociale në Turqi.
Yayci, i cili doli në pension nga shërbimi aktiv bë forcat e armatosura turke në vitin 2020, është kreu i Qendrës Turke të Strategjive Detare dhe Globale (TURKDEGS).
Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952, është e dyta për nga numri i ushtarëvë në aleancë. Bazat ajrore Incirlik dhe Konya kanë qenë të përfshira në disa operacione ushtarake të NATO-s që nga themelimi i tyre.
|