schema:text
| - Deklarata e vjetër e ish presidentit kroat
Deklarata
Ish Presidenti Kroat Mesiq “Dridh” Beogradin Dhe Gjithë Ballkanin!!”Serbia nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj.
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Ish Presidenti Kroat Mesiq “Dridh” Beogradin Dhe Gjithë Ballkanin!!”Serbia nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj..” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull, nuk ofrohen fakte që mbështesin konstatimin e bërë në titull se është dridhë Beogradi apo gjithë Ballkani pas deklarimit të Mesiq. Mesiq, deklaratën që është publikuar në këtë artikull, e ka thënë në vitin 2021, ndërsa nuk ka të dhëna që i njëjti ka bërë deklarim të njëjtë së fundmit.
Artikulli
Më 22 shtator 2021, faqja “Fakte.buzz” ka publikuar artikullin me titullin “Ish Presidenti Kroat Mesiq “Dridh” Beogradin Dhe Gjithë Ballkanin!!”Serbia nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj..”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen e Facebook-ut “Miresevini” më datën 17 shkurt 2023, ditën kur Kosova ka festuar 15 vjetorin e Pavarësisë.
Teksti i njëjtë gjithashtu është shpërndarë në faqen “Gazetta Drita”, më 30 shtator 2021, që tregon se deklarimi i Mesiq është i vjetër dhe i njëjti nuk ka bërë ndonjë deklarim të ngjashëm së fundmi.
Në titullin e artikullit tregohet për një deklaratë të ish-presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq, të cilën e ka thënë shumë kohë më parë.
Në këtë shkrim thuhet se deklarata e ish presidentit Mesiq ka dridhur Serbinë, por nuk është raportuar se Serbia ka pasur ndonjë reagim pas kësaj deklarate.
Në artikull nuk janë dhënë fakte që e mbështesin konstatimin e bërë në titull se deklarimi i Mesiq e ka dridhë gjithë Ballkanin.
|