About: http://data.cimple.eu/claim-review/b777fe572b8e8531f83593e050d398d0ee8d488f6c7c590ac9241f05     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Loja e rrejshme ‘shpërblyese’ Deklarata Me rastin e 36-vjetorit të Beko, ne do t’u dhurojmë 100 frigoriferë atyre që kanë shpërndarë këtë postim dhe kanë komentuar “Gati” deri më 15 korrik. (dorëzimi ditën tjetër) Vlerësimi Rrenë Postimi është i rremë. Nuk ka lojë shpërblyese. Përveç kësaj faqja rrejshëm prezantohet si përfaqësuese e kompanisë Beko. Faqja e cila është hupur një ditë më parë, deri më tani ka arritur t’i ketë mbi 2 mijë pëlqime. Këto faqe që përmes mashtrimeve arrijnë të rrisin numrin e pelqimeve më pas e ndryshojnë emrin dhe fillojnë të monetizojnë veprimtarinë e tyre në Facebook. Artikulli Një faqe e hapur më 12 korrik në Facebook me emrin “BEKOO” ka shpërndarë një informatë të rrejshme, për kinse dhurimin e 100 frigoriferëve të kësaj marke për të gjithë ata që bëjnë një regjistrim online. “Me rastin e 36-vjetorit të Beko, ne do t’u dhurojmë 100 frigoriferë atyre që kanë shpërndarë këtë postim dhe kanë komentuar “Gati” deri më 15 korrik. (dorëzimi ditën tjetër)”, thuhej në postimin e faqes në Facebook. Për regjistrim, u postua edhe një link. Postimi mori shumë reagime në Facebook, mbi 2 mijë komente e mbi 3 mijë shpërndaje përkundër faktit që faqja e hapur në Facebook nuk kishte më shumë se 24 orë që ishte themeluar. Përveç kësaj, faqja kishte arritur të siguronte pëlqime nga rreth 2 mijë persona. Tutje faqja i ka orientuar të gjithë komentuesi se si të futen në garë për këtë lojë. “Gjithçka që duhet të bëni për të fituar këtë çmim është ta shpërndani këtë postim në 5-10 grupet në Facebook që ndiqni dhe ne do të konfirmojmë hyrjen tuaj brenda pak orësh. Faleminderit”, thuhet në koment. Por, krejt informacioni publikuar është i rremë. KALLXO.com ka kontaktuar fillimisht me zyrtarët të shitjes së Beko-s në Kosovë, të cilët konfirmuan se informacioni është një mashtrim. Pastaj, KALLXO.com ka kontaktuar me përfaqësuesin e autorizuar të kompanisë “Beko” në Kosovë, Neptun Kosova, të cilët po ashtu konfirmuan se nuk kanë lojë shpërbleyese aktive. Ata thanë që kjo lojë është e rreme dhe një mashtrim për qytetarët e Kosovës. “Çdo fushatë e Beko-s që organizohet në Kosovë është në koordinim me ne, si distributor ekskluziv dhe promovohet në rrjetet tona sociale dhe WEB, prandaj kjo fushatë është e rreme, për të cilën ne nuk jemi në dijeni”, tha për KALLXO.com udhëheqësja e marketungut në “Neptun Kosova”, Kaltrina Hoxha. Në lidhje me informacionin e rremë ka reaguar edhe dega e kompanisë “Beko” në Prishitnë. Ata mohuan se “Beko” po shpërndan 100 frigoriferë falas. “Të nderuar klientë, ju njoftojmë që ditëve të fundit është duke qarkulluar një lajm i rrejshëm që Beko përmes lojës shpërblyese shpërndan frigoriferë dhe rrobalarëse falas, ju informojmë që kjo është dezinformatë dhe mos i dërgoni të dhënat e juaja personale”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook. Shpërndarja e informacioneve të tilla, të rrejshme, ka për qëllim rritjen e numrit të pëlqimeve dhe ndjekësve të faqës në Facebook dhe marrjen e të dhënave personale nga të gjithë ata që plotësojnë një formular. Faqja e cila është hupur një ditë më parë, deri më tani ka arritur t’i ketë mbi 2 mijë pëlqime. Këto faqe që përmes mashtrimeve arrijnë të rrisin numrin e pelqimeve, më pas e ndryshojnë emrin dhe fillojnë të monetizojnë veprimtarinë e tyre në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software