About: http://data.cimple.eu/claim-review/b7bb4e97366a571b94647eee64947f335fd0da793b5bcf8a1066c48c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se një supliment ndihmon në humbje të peshës Deklarata Projekti ‘Pesha normale’ u lançua nën programin pan-Evropian ‘Le të jemi të shëndetshëm’ Vlerësimi Rrenë Artikulli me titullin “Projekti ‘Pesha normale’ u lançua nën programin pan-Evropian ‘Le të jemi të shëndetshëm’” është bazuar në fakte të rreme. Në artikull është cituar një mjek kinse nga Italia, por në fakt fotografia ka rezultuar se e njëjta është fotografi që përdoret për ilustrim të mjekut dhe mund të shkarkohet falas. Artikulli me përmbajtje të njëjtë është ripublikuar në një faqe tjetër, por duke përdorë një fotografi poashtu të rreme të një mjeku rus. Krypometër ka kontaktuar me një kardiolog dhe me një farmacist, të cilët kanë thënë se bari që tentohet të shitet përmes këtij artikulli është një vitaminë. Krypometër e ka verifikuar se i njëjti nuk ka Autorizim Marketingu për tu shitur në tregun e Kosovës si medikament. Artikulli Më 29 nëntor 2023 faqja e internetit ‘cashkoval.com’, (arkiva), ka publikuar një artikull me titull “Projekti ‘Pesha normale’ u lançua nën programin pan-Evropian ‘Le të jemi të shëndetshëm’”. Të njëjtin artikull e kishte shpërndarë edhe faqja në Facebook “Alexander Bradley”, (arkiva), më 22 dhjetor 2023. Në artikull është cituar Giulio Giacomi për të cilin pretendohet se është kardiolog italian. Kryepometër, përmes kërkimit në “Google Lens” ka gjetur se personi në fotografi nuk është kardilogu “Giulio Giacomi”. Fotografia e publikuar si “Giulio Giacomi” është fotografi e bërë me qëllim të ilustrimit të profesionit të mjekut. E njëjta fotografi mund të shkarkohet falas dhe të përdoret për ilustrim të profesionit të mjekut. Krypometër ka gjetur se një artikull me përmbajtje të njëjtë është publikuar edhe në një faqe tjetër, por aty është përdorë një fotografi tjetër. Kardilogu i pretenduar, në këtë artikull është ilustruar me një fotografi që pas kërkimin në Google Lens rezulton të jetë e mjekut rus, Andrey Belkin. Në artikull rekomandohet një ilaç që pretendohet se ndihmon në humbjen e peshës. Krypometër ka kontrolluar nëse ky produkt bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës. Produkti ‘Biolight’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Krypometër ka pyetur edhe kardiologun Gani Bajraktari lidhur me këtë produkt. “Nuk e di se çka është ky bari, nuk e kam parë asnjëherë dhe rrjedhimisht nuk e rekomandojmë për humbje peshe”- thuhet në përgjigjen e Bajraktarit për Krypometër. Edhe Astrit Haxhijaha, që është specialist i farmacisë klinike, ka thënë se ky produkt mund të jetë supliment bio. “Sipas fotos produkti është vitaminë për një trup të shëndetshëm, por s’po e di sa përdoret për dobësim”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software