About: http://data.cimple.eu/claim-review/b8327a288182e30659ec8967808644cbbf8ad9cd10392db1011bd4b8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Personat e vdekur në aksidentin në Hungari nuk ishin burrë e grua Deklarata Aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë çifti nga Kosova Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Artikulli me titull “aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë çifti nga Kosova” nuk është i vërtetë. Dy personat nga Kosova të vdekur si pasojë e një aksidenti në Hungari nuk janë burrë e grua, si është raportuar. Artikulli Më 5 janar 2024 portali zyrtare.net (arkive) postoi një artikull me titull “Aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë çifti nga Kosova”. Në këtë faqe thuhet se “burimet fillestare pohojnë se, si pasojë e aksidentit, burri dhe gruaja nga Kosova kanë vdekur.” Krypometër ka verifikuar nëse ky lajm është i vertetë duke kontrolluar informacionet zyrtare që janë dhënë nga institucionet e Kosovës. Informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme konfirmojnë se në një aksident në Hungari kanë vdekur dy qytetarë me prejardhje nga Kosova. Megjithatë, i pasaktë është raportimi se të vdekur janë burrë e grua. “Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari”– ka shkruar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili shprehu ngushëllime përmes rrjetit social, Facebook. “I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni”- ka shkruar Latifi. Derisa, reagim ka pasur edhe nga familjari i Kushtrim Hoxhajt, Kastriot Hoxhaj i cili njoftoi për vdekjen e tyre po ashtu në rrjetin Facebook. “Njoftim! Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 05.01.2024, në një aksident rrugor vdiqën më të dashurit tanë djali axhës, Kushtrim (Kujtim )Hoxhaj dhe dhëndrri Jetmir (Naser) Rexhepi”- shkroi ai. E me po të njëjtin titull të gabuar ka raportuar edhe faqja e lajmeve në Maqedoni të Veriut, nmk-post.com (arkive).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software