About: http://data.cimple.eu/claim-review/b86104012e08e97e54fa3833e2a710322b76081e53d17cd35e4e7a7f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për lajmin e mirë nga BE-ja për liberalizim të vizave Deklarata Urime Kosovë! Vjosa Osmanit i vjen një lajm shume i mire nga Brukseli ne lidhje me vizat Vlerësimi Me kos Titulli ‘Urime Kosovë! Vjosa Osmanit i vjen një lajm shume i mire nga Brukseli ne lidhje me vizat’ është i rremë për ditën kur është publikuar, pasi presidentja Vjosa Osmani nuk ka pranuar asnjë lajm të mirë nga Brukseli në fillim të muajit gusht. “Lajmi i mirë” të cilit i referohet shkrimi ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, i ka shkruar një letër presidentes Osmani duke i uruar për detyrën. Në të njëjtën letër ajo ishte zotuar se do të avokojë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizim të vizave. Artikulli Faqja e internetit “NewsToday48hr.com”, më 5 gusht 2022, ka publikuar një lajm me titull: ‘Urime Kosovë! Vjosa Osmanit i vjen një lajm shume i mire nga Brukseli ne lidhje me vizat’. I njëjti informacion është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook si “Hej o Bir”, “Gazeta Aktive”, “Pika Press”. Në artikullin e publikuar më 5 gusht 2022, këto faqe të internetit kanë raportuar gjoja se presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot një letër, ani pse përmbajta e letrës është ajo e asaj të vitit të kaluar. I njëjti informacion është publikuar edhe gjatë muajve të kaluar e madje edhe gjatë vitit 2021, ndërsa ishte shpërndarë në faqet në Facebook si “Albini për Kosovën” më 14 qershor 2022, “Gazeta Globale” më 13 korrik 2022, ndërsa Gazeta Plus e kishte shpërndarë më 20 tetor 2021, “Gazeta e Kosovës” e ka shpërndarë më 21 gusht 2021. Presidenca e Kosovës më 2 qershor 2021 pati njoftuar për letrën e presidentes Von Der Leyen duke thënë se do të avokojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovë”, thuhej në komunikatën e Presidencës dhënë për mediat në Kosovë. Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon që nuk e ka liberalizimin e vizave, ani pse liberalizimi është premtuar vazhdimisht nga politikanët. Më 25 mars të vitit 2021 raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se shumica dërrmuese e Parlamentit Evropian e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën me rastin e votimit të raportit për Kosovën. Në korrik të vitit 2020, edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA i pati bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës për t’i siguruar liberalizimin e vizave.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software