schema:text
| - Keqpërdorimi i videove të oftamologut Craig A. Merrill për të shitur ilaçe
Deklarata
egziston njej medicament kjo të zgjidha për gjithmonë problemet tuja me shikimin. Vetëm për tre dita, ki medicament do të rikthej shikimin tuajjë dhe do të gjundihmo gjeme miopine, hipermetropine, kataraktin dhe se mundjete qërat e syve
Vlerësimi
Rrenë
Vlerësimi: Rrenë
Pretendimet e bëra në video “se egziston njej medicament kjo të zgjidha për gjithmonë problemet tuja me shikimin. Vetëm për tre dita, ki medicament do të rikthej shikimin tuajjë dhe do të gjundihmo gjeme miopine, hipermetropine, kataraktin dhe se mundjete qërat e syve”- janë të rreme. Në këtë video është përdorë figura e oftamologut Craig A. Merrill, duke u paraqitur rrejshëm se i njëjti është duke folur në gjuhën shqipe. Në videon reale oftamologu Craig A. Merrill nuk flet për një medikament që mund të kthejë shikimin e humbur në vetëm 3 ditë.
Artikulli
Më 24.01.2025, faqja në Facebook Aesthetic iso4 (arkiva & arkiva) ka publikuar një video përmes së cilës pretendohet për një medikament i cili kthen shikimin.
“A vazhdo në ta per kërkesohet shikimi se do mua, egziston njej medicament kjo të zgjidha për gjithmonë problemet tuja me shikimin. Vetëm për tre dita, ki medicament do të rikthej shikimin tuajjë dhe do të gjundihmo gjeme miopine, hipermetropine, kataraktin dhe se mundjete qërat e syve. Produkti jo vetëm kjo i permire son shikimin, por gjithashtu lehtëson tarjen, skukshen dhe lodhshen e syve……”- thuhet në këtë video, në të cilën shqiptohen disa fjalë në mënyrë të gabuar, si: zgidh (v.j. zgjidh), tuxha (v.j. tuaja), rikthexh (vj. rikthej).
Në video është edhe një person i cili pretendohet se është mjek i cili flet në gjuhën shqipe. Krypometër përmes PimEyes ka gjetur se personi në fotografi është oftamologu Craig A. Merrill.
Krypometër ka gjetur gjithashtu edhe videon origjinale në të cilën flet oftalmologu Merrill, por që në të ai ndan një histori të një pacienti. Pra, nuk ka të bëjë asgjë me atë çka përshkruhet në videon e publikuar nga faqja në Facebook Aesthetic iso4.
Ndonëse flitet për një produkt i cili do të bënte kthimin e shikimit, në asnjë vend nuk publikohet emri i tij.
Krypometër ka biseduar me oftamologun Ermal Dida, për të kuptuar më shumë rreth mundësisë së përmirësimit të shikimit.
Ai ka thënë që nëse shikimi është i humbur, ai nuk mund të rikthehet apo përmirësohet.
“Nëse shikimi është i humbur, atëherë ai nuk ka mundësi të rikthehet apo përmirësohet. Por, nëse humbja është për arsye të perdes, atëherë pas operimit kthehet. E tëra varet për cilën arsye ka ardhur deri te dëmtimi, apo humbja e shikimit.”- ka thënë Dida.
Ai ka këshilluar pacientët që të konsultohen me oftamologun, për secilin telash me sy.
“Rekomandimi është që kurrsesi të mos përdoret terapi për sy, pa konsultimin me mjekun e syve.”- ka thënë Dida.
Krypometër ka shikuar informacione të tjera në faqen në Facebook Aesthetic iso4, e cila është krijuar më 07.10.2023.
|