schema:text
| - Rrena për tërmet prej 7 shkallësh në Tajvan
Deklarata
VIDEO – Një Tërmet I Fortë Prej 7 Gradësh Goditi Tajvanin – Shemb Ndërtesa, Ura
Vlerësimi
Me kos
Postimi me titullin “VIDEO – Një Tërmet I Fortë Prej 7 Gradësh Goditi Tajvanin – Shemb Ndërtesa, Ura” është i rremë për ditën kur është publikuar. Në fillim të vitit 2024, Tajvani nuk është goditur nga një tërmet prej 7 shkallësh, si është raportuar në këtë artikull. Krypometër ka gjetur se fotografitë dhe videot që janë pjesë e këtij artikulli janë nga dy tërmete që janë shënuar në vitin 2018 në Tajvan.
Artikulli
Më 9 janar 2024, faqja në Facebook “Live News” (arkive) ka publikuar një artikull me titull “VIDEO – Një Tërmet I Fortë Prej 7 Gradësh Goditi Tajvanin – Shemb Ndërtesa, Ura”.
Artikulli është shpërndarë në Facebook më 9 janar 2024 rezulton se në faqen e internetit “Livenews10.com” është publikuar më 22 tetor 2023.
Lajmi është ilustruar po ashtu edhe me një fotografi dhe video, në të cilën shihen ndërtesa duke u shembur si dhe prishje të infrastrukturës.
Krypometri përmes kërkimit në internet ka gjetur se video e cila është bashkangjitur në këtë artikull është publikuar platformën X (Twitter), më 17 shtator 2022.
Ilustrim i ngjashëm më pamje të këtji tërmeti janë përdorur edhe në shumë portale e faqe tjera në internet kur u raportua për dëmet e shkaktuara.
Përmes kërkimit në “Google Lens”, Krypometër ka gjetur se fotografia e përdorur si ilustrim në këtë artikull është publikuar për herë të parë në vitin 2018 nga tërmeti në Tajvan.
Në një artikull të publikuar në Seattletimes.com thuhet se fotografia është shkrepur më 7 shkurt 2018 në qytetin Hualien në Tajvan. Një termet vdekjeprurës në Tajvan kishte ndodhur disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2018.
Krypometër ka kërkuar në mediat ndërkombëtare dhe ato të Tajvainit, por nuk është rapotuar për ndonjë termet 7 shkallësh në fillim të vitit 2024.
Një tërmet prej 4.6 shkallësh kishte goditur Tajvanin më 24 dhjetor 2023, por pa pasoja të mëdha.
|