schema:text
| - Informacioni propagandues për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Deklarata
“Rinia po ikën, e po kërkohen para për a rmë, kush do t’i përdor ato”?
Vlerësimi
Rrenë
Titulli është i pasaktë dhe propagandues. Nuk ka asnjë burim të saktë të informacionit se ‘rinia po ikën’. Për më tepër, është propagandues duke iu referuar kërkesës së Qeverisë së Kosovës për qytetarët që të kontribuojnë me mjete financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Teksti në artikull është një lajm i vjetër, pasi që Qeveria ‘Fondin e Sigurisë’ e kishte themeluar me 1 mars 2022. Ndërsa në titull pyetet ‘kush do t’i përdorë ato’, duke propaganduar në mënyrë të pasaktë, se nuk ka kush t’i përdorë armët e FSK-së. Konkurset e FSK-së deri më tani kanë arritur të përmbushin numrin e aplikimeve të kërkuara.
Artikulli
Faqja në internet ‘Blicalb.com’, ka ri-publikuar një lajm të vjetër, me titull të pasaktë të pargumetuar dhe propagandues.
Lajmi është shpërndarë në disa faqe të Facebook, si: Gjithçka nga Pak, Rreth Botës, Artistet Shqiptar, Fol Shqip, Humor Shqip, Fol Shqip (dy faqe me të njëjtin emër), Arena Shqip, Rreth Botës, Autochthonous Shqipe,
Titulli i artikullit “Rinia po ikën, e po kërkohen para për a rmë, kush do t’i përdor ato”? është i pasaktë, pasi që nuk mbështetet nga teksti i cili flet për nismën qeveritare për grumbullimi e fondeve për ushtrinë.
Për më tepër, ky publikim është propagandues, duke aluduar në vendimin e Qeverisë për themelimin e Fondit të Sigurisë për FSK-në, duke shkruar ‘.. e po kërkohen para për armë, kush do t’i përdor ato’. Brenda tekstit nuk ka asnjë argumentim që dikush nga burimet e infrmacionit ka ngritur pyetjen apo dilemën se s’ka kush t’i përdorë armët e blera.
Krijimi i narrativëve pa argumente që ushtritë mbesin pa ushtarë është cilësuar shpeshëherë si propagandë. Kjo për faktin se në aplikimet për Forcën e SIgurisë së Kosovës numri i aplikantëve gjithmonë është i lartë. Në njërin prej konkurseve të viteve të fundit për 400 vende në FSK kishin aplikuar mbi 5 mijë aplikantë.
Krypometri ka konstatuar se edhe përmbajtja brenda tekstit lajmit është e vjetër.
Fondi i Sigurisë për FSK-në është themeluar në 1 mars 2022. Fondi, ka për qëllim që të mbledhë para nga mërgata dhe qytetarët në Kosovë, të cilët dëshirojnë që të kontribuojnë për FSK-në.
Në mungesë të argumentit në titull dhe ri-publikim i lajmit, artikulli konsiderohet i pasaktë.
|