About: http://data.cimple.eu/claim-review/b903bb826cbb16ce1b8891f3b50ed6b58f42733892d6871f8b04848c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Qëndron Kastrati mban fjalën për vendosjen e E-Kioskut Deklarata Qëndron Kastrati(27.10.2020)- “Mendoj që brenda 6 muajsh [e-kiosku] do të zgjidhet” Vlerësimi E vërtetë Kastrati e ka mbajtur premtimin e tij për vendosjen e e-kioskut brenda afatit që kishte dhënë në premtimin e tij të fundit. Artikulli Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka zgjedhur ditën e fundit të vitit 2020 për të përuruar E-kioskun në të cilin qytetarët mund të nxjerrin dokumente të ndryshme personale. “Për më pak se 30 sekonda, tani qytetarët tanë mund të pajisen me dokumentet e nevojshme administrative përmes E-kioskut. Falë këtyre pajisjeve, tani do të ketë shërbime 24 orë, pa pasur nevojë të presim gjatë në sportele”, ka shkruar Kastrati në Facebook më 31 dhjetor. Vendosja e E-kioskut kishte qenë premtim i kryetarit të Kamenicës edhe në debatin ‘Jeta në Komunë’ më 27 tetor të vitit 2020, debat në të cilin ai ishte përballur me premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore si dhe të vërtetën në terren. “Ende nuk është, sfida dhe ballafaqimi është kush din me e zhvillu projektin mirë. Jemi duke pasur sfidat me OSHP-në dhe mendoj që brenda 6 muajsh do të zgjidhet”, tha Kastrati. Për digjitalizim, Kastrati ka foluar edhe në debatin që BIRN e ka organizuar në Asamblen e Komunës për zbatim të rekomandimeve të auditorit. Premtimin e realizuar në ditën e fundit të vitit 2020, Kastrati e kishte bërë edhe në vitin 2017 atëherë kur kërkonte votën e kamenicasve për të udhëhequr me këtë komunë. “Do të digjitalizojmë shërbimet, gjithashtu premtojmë edhe E-kioskun, ku 24 orë, 7 ditë në javë munden me i nxjerrë dokumentet, mjafton me pasë letërnjoftimin”, pati thënë ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software