About: http://data.cimple.eu/claim-review/b91d9306a9cefb753c678663d3d53355db5a569c831fca3b06b1d8b3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme që i mveshet Fatmir Limajt për Albin Kurtin Deklarata “Shperthen Limaj: deshtem apo sdeshtem, Albini fitoj dhe ai duhet te jet Kryeminister” Vlerësimi Me kos Është i rremë postimi “Shperthen Limaj: deshtem apo sdeshtem, Albini fitoj dhe ai duhet te jet Kryeminister”. Në intervistën e fundit, Fatmir Limaj nuk ka deklaruar se “Albini duhet te jete Kryeministër”, mirëpo është treguar i hapur të hyjë në koalicion me secilin kandidat për Kryeministër, qoftë Kurtin apo disa nga partitë opozitare. Limaj ka thënë se ai eshte pjesë e një partie që ka fituar më pak vota, ndërsa i takon partive të mëdha të marrin përgjegjësinë që ia ka besuar populli në Zgjedhjet e mbajtura më 09.02.2025. Artikulli Më 21.02.2025, faqja në Facebook Në Kohë (arkiva) ka publikuar një fotografi të kryetarit të partisë Nisma Socialdemokrate Fatmir Limajt dhe kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurtit. Në postim shkruhet “Shperthen Limaj: deshtem apo sdeshtem, Albini fitoj dhe ai duhet te jet Kryeminister”, duke pretenduar se është deklaratë e thënë nga Limaj. Krypometër e ka kërkuar në internet këtë deklaratë, mirëpo, përveç pretendimeve nga faqja e Facebookut, rezultatet nuk kanë shfaqur në ndonjë artikull kredibil që citon Limajn të ketë dhënë këtë deklaratë.. Krypometër ka kërkuar në profilin e Limajt në Facebook dhe në faqen e partisë Nisma Socialdemokrate, mirëpo në asnjë prej tyre nuk është publikuar një deklarim i tillë. Tutje, Krypometër përmes kërkimeve në internet ka gjetur intervistën e plotë që Limaj e ka dhënë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini. Në këtë intervsitë Limaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo nuk kishte deklaruar “deshtem apo sdeshtem, Albini fitoj dhe ai duhet te jet Kryeminister”. “Kush më fton në tavolinë, unë shkoj, ulna, për Kosovën. Pikë. Unë shkoj ulna për tema nacionale. S’janë me rëndësi pozicionet… Çka po të vyen një Qeveri jofunksionale. S’më ke mua në një Qeveri jofunksionale kurrë. Nuk hi. Një Qeveri që është kundër interesave të Kosovës, nuk futem.”- ka deklaruar Limaj, më 20.02.2025. Sipas Limajt, votuesi i të gjitha partive politike ka thënë “duhet me u ulë, me u bë bashkë’, duke nënkuptuar për komunikimin pozitë e opozitë. “Ne të pestët duhet me u ulë, s’është me rëndësi kush është pozitë, opozitë, duhet me u ulë për tema nacionale, ato që na presin. Ne duhet me u kthy në Uashington… Edhe në Bruksel, edhe në Uashington, edhe në Londër, në Bon, në Berlin e kudo, edhe në Tiranë bashkë, situata është kritike.”- tha Limaj. “Unë rri në opozitë o vëlla, s’e kam atë problem. Unë i shërbej temave nacionale. Unë jam argat. Unë jam i gatshëm m’i ndihmu Kryeministrit tim, që i shërben vendit.”- ka shtuar Limaj. Limaj është njëri prej tre kandidatëve nga Nisma Socialdemokrate që sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, pasi subjekti i tij politik garoi në koalicion me AAK e Ramush Haradinajt, Intelektualët dhe Listën Ideal. Kreu i NISMA-s sipas KQZ ka fituar 25,718 vota në Zgjedhjet e datës 09.02.2025. Ndërkaq sipas KQZ Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%. Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software