About: http://data.cimple.eu/claim-review/b9797e57b18fa5e56f821f0dabe6304e56b4c91d5bc63b8be2ef7c8b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për anëtaret e Lëvizjes së Deçanit Deklarata Pas deklaratës se gazetarit Vullnet Krasniqi se është gay, Lëvizja e Deçanit deklaroi se do të punoj në konvertimin e anëtarëve të saj në Gay Vlerësimi Rrenë Postimi “Pas deklaratës se gazetarit Vullnet Krasniqi se është gay, Lëvizja e Deçanit deklaroi se do të punoj në konvertimin e anëtarëve të saj në Gay”- është i rremë. Lëvizja e Deçanit kanë thënë se postimi i bërë në emër të kësaj lëvizje është i rremë, pasi ata nuk kanë bërë ndonjë njoftim të tillë. Çështja e orientimit seksual ka qenë një prej pikave të debatuara pothuajse gjatë gjithë legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të miratuar Kodin Civil i cili lejonte bashkëjetësen në mes të personave të gjinisë së njëjtë. Bazuar në regjistrimin e popullësisë të vitit 2024, 93% e qytetarëve janë deklaruar se janë muslimanë. Artikulli Më 28.12.2024, në rrjetin social Facebook (arkiva) është publikuar një pretendim se Lëvizja e Deçanit ka deklaruar se do të punojnë në konvertimin e anëtarëve të saj në gay. “Pas deklaratës se gazetarit Vullnet Krasniqi se është gay, Lëvizja e Deçanit deklaroi se do të punoj në konvertimin e anëtarëve të saj në Gay”- thuhet në këtë postim. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër fillimisht ka kërkuar në internet, nëse ndonjë media apo faqe zyrtare të Lëvizjes së Deçanit ka publikuar një deklarim të tillë, mirëpo nuk është hasur asnjë postim tjetër me përmbajtje të tillë. Krypometër, për të qartësuar vërtetësinë e deklaratës, përmes numrit të publikuar në faqën zyrtare, ka kontaktuar me anëtarë të Lëvizjes së Deçanit. Në përgjigje thuhet se postimi është i rremë. “Deklaratat e Lëvizjes së Deçanit dalin në faqen zyrtare në Facebook”- thuhet në përgjigjen për Krypometër. Kjo deklaratë që i mvishet kësaj Lëvizjeje është publikuar në ditën kur gazetari Vullnet Krasniqi në formatin televiziv “Big Brother VIP Kosova 3”, ka folur për orientimin e tij seksual. Në tetor të vitit 2023 në Komunën e Deçanit, një grup personash ishin mbledhur në një ndërtesë e nga aty dhanë lajmin se kanë themeluar një lëvizje me motive për shqiptarizmin. “Lëvizja: Braktisja vullnetare e fesë islame”, deklarimet por edhe ato se çka u thanë gjatë daljes në publik të këtij grupi ishin hetuar nga Prokuroria e Pejës, kurse kjo dosje më pas u transferua në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Për këtë lëvizje ka shkruar edhe gazeta New York Times. Çështja e orientimit seksual ka qenë një prej pikave të debatuara pothuajse gjatë gjithë legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të miratuar Kodin Civil. Në seancën e 16 marsit të vitit 2022, Projektkodi Civil kishte dështuar të kalonte në Kuvendin e Kosovës. Debatet dhe kundështimet ishin në lidhje me nenin 1138 të këtij Projektkodi në të cilin thuhet se martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. Në pikën e dytë të këtij neni thuhet se çështja e bashkëjetëses në mes të personave të gjinisë së njëjtë lejohet, mirëpo ajo do të rregullohet me ligj të veçantë. “Bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara. Kushtet dhe procedura rregullohen me ligj të veçantë”- thuhet në paragrafin e dytë të nenit 1138 të Projektkodit Civil. Raporti i Progresit i Komisionit Europian për vitin 2023 ka konstatuar se debatet parlamentare lidhur me Kodin Civil kanë shkaktuar gjuhë diskriminuese dhe gjuhë të urrejtjes. Ndërsa është thënë se Kosova nuk ka miratuar një strategji dhe plan veprimi për të drejtat e personave LGBTIQ dhe as nuk ka zhvilluar ndonjë fushatë ndërgjegjësuese. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e të dhënave të para finale për regjistrimin e popullsisë në Kosovë ka bërë të ditur se në Kosovë janë deklaruar 1 milionë e 482 mijë e 276 njerëz që i takojnë besimit islam, apo 93.49% e popullsisë së regjistruar. Sipas këtyre të dhënave, 36 mijë e 583 janë të besimit ortodoks apo 2.31% e popullsisë. 27 mijë e 815 persona janë deklaruar se i përkasin besimit katolik, apo 1.75%. 7 mijë e 175 persona janë regjistruar se i takojnë besimeve të tjera, por që në raport nuk janë cekur se cilat besime.Pa asnjë lloj besimi janë regjistruar 7 mijë e 899 persona apo 0.5% e popullsisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software