About: http://data.cimple.eu/claim-review/b97ef4ec778afdd2d157f8fe64551dc3f831a91f4c6dbe4f819770d1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar për rastin e sulmit me granatë te Liqeni i Ujmanit Deklarata Ujmani (bombë) Vlerësimi Rrenë Video e publikuar me mbishkrimin “Ujmani (bombë)”, në të cilën shihen pamjet pas shpërthimit në afërsi të Liqenit të Ujmanit është e manipuluar. Kësaj video i është shtuar zëri i shkëputur nga një video humoristike e prodhuar nga grupi “Stupcat”. Në shpërthimin që ka ndodhur më 20.07.2024 nuk është lënduar asnjë person, ndërsa janë dëmtuar dy vetura të parkuara në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Artikulli Faqja në Facebook ‘AlbaNews’ (arkiva 1, 2 dhe 3) ka publikuar një video të shkurtë (reels) me mbishkrimin “Ujmani (bombë)”. Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në Google Lens, ka gjetur se pamjet në këtë video janë nga dita (20.07.2024) kur në afërsi të Liqenit të Ujmanit ishte hedhur një mjet shpërthyes dhe për pasojë ishin dëmtuar dy vetura. Në videon e publikuar në faqen ‘AlbNews’ dëgjohet një intervistë që pretendohet se është dhënë kinse nga një dëshmitar te vendi i shpërthimit. Në këtë video fillimisht është pyetja që i bëhet qytetarit: “Çka ki bre zotni? Çka ndodhi? Kësaj pyetjeje i përgjigjet gjoja një qytetar që thotë: “Çka ka me pasë bre zotni, kenë tu na e q*** n*** shk**et… Po ku ke ti? … Në Mitrovicë kesh, në tokë teme… veç tenkat që nuk i dhezën, ai i nijte krismat?”. Krypometër ka kërkuar në Google nëse ky dialog është publikuar si lajm në ndonjë prej mediave që kanë raportuar për rastin e shpërthimit, mirëpo një lajm i tillë nuk është hasur i publikuar në mediat kosovare. Tutje Krypometër ka gjetur se bashkëbisedimi i bashkangjitur në video është marrë nga një xhirim i grupit humoristik ‘Stupcat’, e publikuar në YouTube më 18.01.2013. Më 20.07.2024 u raportua se kishte ndodhur një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin Mitrovicë Veri, Veton Elshani, kishte thënë se nga shpërthimi janë dëmtuar dy vetura. “Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:30, pas tunelit të pestë, dëme ka pasur në vetura, por nuk ka asnjë person të lënduar”– ka thënë Elshani për KALLXO.com. Lidhur me rastin, Policia më 21.07.2024 kishte bastisur një shtëpi në Zubin Potok, ku ishte sekuestruar një makinë e tri radiolidhje. Lidhur me rastin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit. “Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhura me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës”- ka thënë Kurti, duke u zotuar për sundim dhe rend publik në gjithë Kosovën. Qytetarë të zonës janë parë në javët e fundit duke u argëtuar, notuar dhe freskuar në liqen. Me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington në shtator 2020 në prani të ish-presidentit Donald Trump, të dyja palët janë pajtuar që të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Në qershor të vitit 2021, Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Liqeni i Ujmanit konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën. Nga Ujmani furnizohen me ujë shtatë komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër: Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës. Pos tyre, termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, “Trepça” dhe “Ferronikeli” varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqen artificial. Po ashtu, prodhohen edhe 32 Megavatë (Mw) rrymë në hidrocentralin e Vallaçit. Lumi Ibër, që e mbush me ujë Ujmanin, buron në Mal të Zi, më pas kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 km, dhe prapë kthehet në Serbi. Liqeni u ndërtua në vitin 1972, me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, marrëveshje kjo e ratifikuar atëherë nga Kuvendi Krahinor i Kosovës dhe Kuvendi Federativ i Jugosllavisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software