About: http://data.cimple.eu/claim-review/b9be9446521c8a3756efd4411663d7589a86d868cafc7a964d0cc92a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar e presidentes Vjosa Osmani- Sadriu Deklarata Presidentja e kallë me vallëzim për festën e Pavarësisë Vlerësimi Rrenë Video në të cilën shihet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, duke vallëzuar është ndryshuar me Inteligjencë Artificiale. Edhe mbishkrimi i kësaj video “Presidentja e kallë me vallëzim për festën e Pavarësisë”- është i rremë. Kjo video e gjeneruar me AI ka disa deformime. Video reale qarkullon në internet tash e një kohë të gjatë. Kabineti i Presidentes kanë thënë se Presidentja Osmani-Sadriu nuk ka qenë pjesë e kësaj dasme. Artikulli Faqja në Facebook ‘Gazetavip.com’ (arkiva 1, 2 dhe 3) ka publikuar një video të një vajze duke vallëzuar me përshkrim “Presidentja e kallë me vallëzim për festën e Pavarësisë”. Kjo video ka marrë 108 mijë shikime. Vajza që vallëzon në këtë video ka fytyrën e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu. Krypometri përmes kërkimit të fotografive në “Google Lens” e ka gjetur videon origjinale, e në të cilën nuk është presidentja Vjosa Osmani-Sadriu duke vallëzuar. Video origjinale është edituar duke përdorë Inteligjencën Artificiale, pasi dallohet ndryshimi i tipareve të fytyrës, duke e bërë t’i ngjajë presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriut. Videot e krijuara ose që kanë ndërhyrje me Inteligjencë Artificiale mund të vërehen në lëvizje dhe shprehje të fytytrës, sinkronizim të zërit, sfond, etj.. Krypometër ka analizuar videon e publikuar nga faqja Gazetavip.com. Video ka disa defekte. Në një moment kur valltarja është në profil i ndërrohet fytyra dhe del vajza që është duke vallëzuar në videon reale. Në dy momente të tjera fytyra deformohet, sidomos në rastet kur e njëjta ka lëvizje të shpejtë të kokës. Krypometër ka kontaktuar me kabinetin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Egnesa Vitia, këshilltare e Presidentes, ka thënë se Presidentja nuk ka qenë në këtë dasëm dhe se video është e manipuluar. “Kjo video është e montuar me AI, pra informata është totalisht e pasaktë se këtu është e përfshirë Presidentja”- ka thënë Vitia për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software