About: http://data.cimple.eu/claim-review/ba3347ef6640ece10efffde5043e211a660be320f5168f311366762d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga kampi “Bondsteel” Deklarata Ekskluzive: Amerikanët do largohen nga Bondsteel-i, aty vendoset FSK’ja – hapet një bazë amerikane në Rugovë Vlerësimi Rrenë e kryptë Lajmi për tërheqjen e amerikanëve nga “Bondsteel” është i rremë. Zyrtarë brenda Ambasadës amerikane kanë konfirmuar se lajmi është “trillim i plotë” dhe “duket të jetë dezinformim rus”. Edhe zyrtarët për informim nga KFOR po ashtu kanë thënë se ‘forcat amerikane nuk do të tërhiqen nga kampi ‘Bondsteel’ apo Kosova’. Artikulli Të enjten mbrëma portali “Albanian Post” ka publikuar një lajm me titull “Ekskluzive: Amerikanët do largohen nga Bondsteel-i, aty vendoset FSK’ja – hapet një bazë amerikane në Rugovë”. Portali “Albanian Post” duke u thirrur në “burime amerikane” thotë se “reduktimi i madh i tërheqjes së ushtarëve do të ndodh gjatë muajit maj”. Por, një lajm i tillë është përgenjështruar nga zyrtarë brenda Ambasadës amerikane. Zyrtarë të Ambasadës amerikane në Prishtinë kanë thënë për KALLXO.com se lajmi i publikuar nga “Albanian Post” është “trillim i plotë”. Madje, siç ka thënë burimi, lajmi për largimin e ushtarëve amerikanë nga baza ushtarake “Bondsteel” “duket të jetë dezinformim rus”. Lajmin e ka mohuar edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj. Ai për KALLXO.com ka thënë se lajmi për tërheqjen e trupave amerikane nga “Bondsteel” është i rremë. Se baza amerikanë “Bondsteel” nuk do të zhvendoset në asnjë vend tjetër dhe ushtarët nuk do të tërhiqen nga kampi e kanë thënë edhe zyrtarët për informim nga KFOR për vetë portalin që e ka publikuar lajmin. “Forcat amerikane nuk do të tërhiqen nga kampi Bondsteel apo Kosova”, citohet të ketë thënë Jace Rivard, zyrtar për media në KFOR. Përveç “Albanian Post”, portali i cili e publikoi i pari këtë lajm, lajmi i rremë është publikuar edhe në disa media online të tjera, siç është, “Veriu.info”, “njekomb.org”, “radiostargjilan.com”. Ky nuk është lajmi i parë i rremë që publikohet për gjoja tërheqjen e amerikanëve nga kampi “Bondsteel”. Klan Kosova në vitin 2019 kishte raportuar një lajm ekskluziv që amerikanët do të tërhiqen nga “Bondsteel” nëse nuk tërhiqet taksa 100% e vendosur në atë kohë nga Qeveria Haradinaj. Portali “Albanian Post” muaj më parë publikoi një lajm të rremë për kthimin e eshtrave të veprimtarit politik, Ukshin Hoti. Lajmi ishte mohuar kategorikisht nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software