About: http://data.cimple.eu/claim-review/ba5318a00efb9d60e9f31b7dfdbdcd81a61ab8867359cb151e7fca16     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata për urën e Ibrit që rrejshëm i mvishet Presidentit Macron Deklarata Franca sakcione kundër Kosovës për urën e Ibrit: Nëse qeveria e Kosovës këmbëngul në hapjen e asaj ure, atëher forcat franceze do të largohen nga misioni i Kforit në veri të Kosovës, deklaroi presidenti Francez Emanuel Makron Vlerësimi Rrenë Postimi “Franca sakcione kundër Kosovës për urën e Ibrit: Nëse qeveria e Kosovës këmbëngul në hapjen e asaj ure, atëher forcat franceze do të largohen nga misioni i Kforit në veri të Kosovës, deklaroi presidenti Francez Emanuel Makron”- është i rremë. Presidenti i Francës, Emanuel Makron nuk ka thënë “nëse qeveria e Kosovës këmbëngul në hapjen e asaj ure, atëher forcat franceze do të largohen nga misioni i Kforit në veri të Kosovës”. NATO, në një përgjigje për Krypometër, ka thënë se “nuk ka asnjë njësi franceze të caktuar për KFOR-in, të dislokuara në veri të Kosovës”. Franca ishte tërhequr nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë në vitin 2014, për shkak të angazhimeve në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Artikulli Më 10.08.2024 faqja në Facebook ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Faqja pretendon se Macron ka deklaruar se nëse Qeveria e Kosovës këmbëngulë në hapjen e urës së Ibrit, forcat franceze do të largonen nga misioni i KFOR-it në veri të Kosovës. Postimi mban përshkrimin “Franca sakcione kundër Kosovës për urën e Ibrit: Nëse qeveria e Kosovës këmbëngul në hapjen e asaj ure, atëher forcat franceze do të largohen nga misioni i Kforit në veri të Kosovës, deklaroi presidenti Francez Emanuel Makron”. Krypometër ka analizuar informacionet e paraqitura nga faqja dhe pas kërkimit në internet ka gjetur se nje deklaratë e tillë nuk është thënë nga presidenti Macron. Krypometër e ka kontrolluar faqen e Presidencës së Francës dhe aty nuk është publikuar asnjë deklarim i Presidentit Makron për urën e Ibrit. Përmes kërkimeve në Internet, Krypometër ka gjetur se Franca ishte tërhequr nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë në vitin 2014, për shkak të angazhimeve në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Krypometër ka kontrolluar faqen e KFOR-it dhe tek rubrika e kontributit të shteteve në këtë mision thuhet se në tërë KFOR-in janë vetëm dy persona nga Franca. Për të verifikuar pretendimet e publikuara ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva), Krypometër ka dërguar pyetje në KFOR, të cilët përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se nuk ka njësi franceze në KFOR. “Nuk ka asnjë njësi franceze të caktuar për KFOR-in, të dislokuara në veri të Kosovës”- thuhet në përgjigje. Franca ka qenë pjesë e KFOR-it që nga fillimi i misionit në vitin 1999. Kontingjenti francez përbëhej nga 320 ushtarë, ndër ta 130 i përkisnin grupit luftarak shumëkombësh Lindje, që operonin kryesisht në pjesën veriore të Kosovës: ata kanë qenë të dislokuar kryesisht në veri në kampin DOG 31 dhe kampin Cabra.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software