schema:text
| - Titulli i pasaktë për pozicionin e diplomatit amerikan
Deklarata
Zedhenesi I Departamentit Te Shtetit Reagoi Ashper Ndaj Gjykates Ne Hage Per Kosoven, Eshte Vater Tinezare Dhe E Dallavereve
Vlerësimi
Me kos
Ndonëse në titull Joseph Adam Ereli i referohet si zëdhënes i departamentit të shtetit, ai nuk është më zëdhënës, por ish-zëdhënës. Joseph Adam Ereli ka shërbyer si drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Çështjeve Publike në Byronë e Çështjeve të Lindjes së Afërt dhe si zëvendës zëdhënës i Departamentit të Shtetit (2003–2006). Po ashtu lajmi është i muajit dhjetor të vitit 2021, ndërsa i njëjti është ripublikuar në shtator të vitit 2022. Pozicioni i tij i fundit në Departamentin e Shtetit, pasi ishte ambasador në Bahrein, ishte si zëvendës ndihmës kryesor i Sekretarit të Shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore.
Artikulli
Me datën 13 shtator 2022, në faqen e internetit “a.news29media.com” është publikuar një informacion me titullin “Zedhenesi I Departamentit Te Shtetit Reagoi Ashper Ndaj Gjykates Ne Hage Per Kosoven, Eshte Vater Tinezare Dhe E Dallavereve…”
Kjo përmbajtje është shpërndarë me datën me datën 13 shtator edhe në faqet e “Facebook-ut” si në; Lexo.net, Gazeta Rozë, Shëndeti.al, Lajme Online, Artistet Shqiptare dhe në Kosova Press.
Ndonëse në titull Joseph Adam Ereli i referohet si zëdhënes i departamentit të shtetit, ai nuk është më zëdhënës, por ish-zëdhënës.
Po ashtu lajmi është i muajit dhjetor të vitit 2021, ndërsa i njëjti është ripublikuar në shtator të vitit 2022.
Joseph Adam Ereli ka shërbyer si drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Çështjeve Publike në Byronë e Çështjeve të Lindjes së Afërt dhe si zëvendës zëdhënës i Departamentit të Shtetit (2003–2006).
Pozicioni i tij i fundit në Departamentin e Shtetit, pasi ishte ambasador në Bahrein, ishte si zëvendës ndihmës kryesor i Sekretarit të Shtetit për çështjet arsimore dhe kulturore.
Ereli u largua nga shërbimi shtetëror pas 24 vitesh, në vitin 2013.
|