About: http://data.cimple.eu/claim-review/bad51a5766a12a2cddec8c920006cdc6b81e1e167282a851dab73f03     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar për deputetin e PDK-së Deklarata Ka ikur nga Shtimja Vlerësimi Rrenë Video e publikuar në Facebook “Diaspora Vetëvendosje” (arkive) në të cilën shihet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati, është e fabrikuar. Krypometri, përmes kërkimeve në rrjetet sociale dhe internet ka gjetur se pamjet që janë paraqitur në këtë video janë marrë nga emisioni Debat Plus në RTV Dukagjini, ndërsa zëri është marrë nga një storie televizive e realizuar nga televizioni T7. Artikulli Më 11 janar 2024 faqja në Facebook “Diaspora Vetëvendosje” (arkive) ka publikuar një video në të cilën shihet deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati. Video është publikuar me mbishkrimin “Ka ikur nga Shtimja”. Në këtë video dëgjohet narracioni i një storie televizive për një person që pretendon se ka fuqi mbinatyrore. “Është i njohur nga të gjithë si Tarzani, tash e disa vite ndihmon shumë njerëz me sëmundje të ndryshme, diçka e pazakontë i ka ndodhur së fundmi. Sipas tij, ai ka takuar një engjëll me të cilin ka biseduar dhe i ka thënë se është i dërguar nga Zoti”- thuhet në narracionin hyrës të videos. Tutje vazhdon deklarimi i një personi që i është mvëshur Kastratit. “Mu qu bota në kmëbë më më thënë se Tarzani nuk ekziston, por çfarë kam parë më sy, kjo është mrekulli e Zotit që ma lëshoi në dorë. Se nuk është veshur gruaja në tesha të bardha, unë jam idiot, nuk e di kah ka hyrë brenda. Në 3 të mëngjesit i kam pas sytë hapur, ka hyrë në dhomë dhe më ka thënë mirëmbrëma”- është pjesa e fjalimit që është raportuar sikur të jetë thënë nga Kastrati. Deputeti Ardian Kastrati në një deklarim për Krypometër ka thënë se video është e manipuluar dhe se zëri nuk është i tij. “Jo more çfarë, nuk është zëri im, montazh është. Por, nuk çuditem se 100 copa të tilla në muaj m’i bëjnë e as nuk i përcjelli e as nuk më bëjnë përshtypje”- ka deklaruar ai. Krypometri përmes kërkimeve në rrjetet sociale dhe internet ka gjetur se pamjet që janë paraqitur në këtë video janë marrë nga emisioni Debat Plus. Në këtë debat, Kastrati ka debatuar me panelistin tjetër, Lirim Mehmetaj për programin e Partisë Demokratike të Kosovës. Pas kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se zëri që është mbivendosur në këtë video është marrë prej një storie të realizuar nga televizioni T7 (arkive) rreth një personi që pretendon që ka takuar engjuj, më 10 janar 2024. “Unë jam i dërguari i Zotit, ky është Ramizi që ndihmon njerëzit me sëmundje të ndryshme, me lot në sy ai rrëqeth me rrëfimin”- ka përshkruar T7 këtë video.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software