About: http://data.cimple.eu/claim-review/baf5befffe6214bdb493fc79db3f2e4386aa3ec64126b71330b4736c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ripublikimi i lajmit të vjetër si aktual për arrestimin e mjekut Deklarata Arrestohet mjeku duke marr bakshish pacienteve Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Arrestohet mjeku duke marr bakshish pacienteve” është i rremë. Zëdhënësi i QKUK-së ka thënë se në muajin dhjetor 2023 nuk është arrestuar asnjë mjekë si i dyshuar për marrje të ryshfetit. Mjeku për të cilin është raportuar në këtë artikull të publikuar më 16 dhjetor 2023 ishte arrestuar më 4 shtator 2023. Artikulli Më datë 16 dhjetor 2023, faqja e internetit kohajone.press,(arkiva) ka publikuar një lajm me titull, “Arrestohet mjeku duke marr bakshish pacienteve”. Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në faqen e facebook-ut, “Lajmet Sot”,(arkiva) më datë 17 dhjetor 2023. “Mjeku ortoped S.D nga Drenasi, doktor në QKUK është arrestuar. Prokuroria e Prishtinës ka thënë se ka urdhëruar ndalimin e një doktori me dyshimet për marrje ryshfeti”- thuhet ndër tjerash në artikullin e publikuar në dhjetor 2023. Krypometër për ta verifikuar këtë lajm ka folur me zëdhënësin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu. Fazilu ka thënë se gjatë muajit dhjetor 2023 nuk është arrestuar asnjë mjek si i dyshuar për marrje të ryshfetit. Ai ka thënë se detajet e lajmit të publikuar së fundmi janë të njëjta me një rast që ka ndodhur gjatë verës së vitit 2023. “Ky lajm është i vjetër, pasi doktori S.D është arrestuar verës. I njëjti është suspenduar nga puna, ky është lajm i rrem sepse ka ndodhur shumë më herët”, thuhet në përgjigjen e Fazliut dhënë për krypometër më datë, 26/12/2023. Krypometri përmes kërkimeve në internet ka gjetur se mjeku Sami Delijaj ishte arrestuar më 4 shtator 2023. Kallxo.com kishte raportuar Delijaj dyshohej se kishte kërkuar nga i dëmtuari Xh. P. shumën prej 450 euro, kurse pas negocimit ishte pajtuar dhe kishte marrë shumën prej 300 eurosh. Në një komunikatë të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 4 shtator 2023, thuhet se është “ndaluar personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software