About: http://data.cimple.eu/claim-review/bb23fef018aeb3e3972af361822a213671dd08ed6f57c4f373d3dfc3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë se deklarata e Adi Krastës ‘përlot shqiptarët’ Deklarata H.umbja Ma E Madhe E J.etës, Adi Krasta Perlot Shqiptaret Me H.umbjen E Tij Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “H.umbja Ma E Madhe E J.etës, Adi Krasta Perlot Shqiptaret Me H.umbjen E Tij” është i rremë. Gazetari Adi Krasta nuk ka thënë se humbja e mësueses është humbja më e madhe e jetës së tij, por ka shkruar se “humbjen e parë të madhe të jetës”. Përveç kësaj, një postim i bërë në qershor të vitit 2022 është publikuar si lajm që ka ndodhur në janar të vitit 2023 dhe është prezantuar me një titull që ka mungesë të kontekstit. Artikulli Me 24 janar 2023 faqja “Lajme In” ka shpërndarë në Facebook një artikull me titull “H.umbja Ma E Madhe E J.etës”, Adi Krasta Perlot Shqiptaret Me H.umbjen E Tij”. I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut: “Report24” dhe “Albagrapf7”. Publikimi flet për një deklaratë të gazetarit Adi Krasta i cili ka folur për mësuesen e tij të klasës së parë, e cila kishte vdekur kohë më parë. Titulli i këtij artikulli është i rremë. Ndonëse në titull thuhet se kjo deklaratë e tij ‘përlot shqiptarët’, kjo nuk është argumentuar në artikull pasi që nuk ka asnjë të dhënë se opinioni ka reaguar duke qarë ose duke thënë se janë përlotur nga kjo deklaratë e Krastës. Artikulli i publikuar si lajm i ri dhe me titull që ka mungesë të kontekstit përmban informacion të vjetër. Gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, lidhur me këtë temë ka shkruar në Facebook më datë 2 qershor 2022. “Mësuesja ime e klasës së parë quhej Nedret Cene. Gjirokastrite, trupvogël, tejet inteligjente. Me bënte gjithnjë përshtypje një dhëmb i artë në atë buzëqeshje. Kishte diçka Elizabetiane tek ajo zonjë e rëndësishme. Vdiq e re, kur isha 14 vjeçar. E konsideroj humbjen e parë të madhe të jetës”- ka shkruar Krasta.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software