About: http://data.cimple.eu/claim-review/bb7917e7c533323d509bc31ecfc8eb08c60e58289fe9727a8051f363     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Papa Françeskut i mvishet një deklaratë për Albin Kurtin Deklarata Të dashtun tru tredhur të Vetëvendosjes Papa Françeskun në Vatikan po thotë që ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë Vlerësimi Rrenë Postimi “Të dashtun tru tredhur të Vetëvendosjes Papa Françeskun në Vatikan po thotë që ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë” është i rremë. Qeveria e Kosovës e ka mohuar që Papa Françesku në Vatikan ka thënë “ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë”. Vatikani nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë pas takimit të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti me Papa Françeskun. Artikulli Më datë 22 qershor 2023, faqja e Facebook “Vetëvendosie offishËll” ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite tek Papa Françesku në Vatikan. Mbishkrimi i kësaj fotografie është “Të dashtun tru tredhur të Vetëvendosjes Papa Françeskun në Vatikan po thotë që ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë”. Krypometri lidhur me këtë postim ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, i cili ka thënë se kjo deklaratë është e rreme. Më 22 qershor 2023, Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar për takimin e Kurtit me Papa Françeskun, me ç’rast u tha që u diskutuan disa tema. “Republika e Kosovës është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim. Me Papa Françeskun, biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion dhe për bashkëjetesën multi- fetare në Kosovë” – thuhej në njoftim zyrtar të Qeverisë së Kosovës lidhur me atë takim. “Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta”– thuhej tutje në njoftimin e ZKM-së. Por, në njoftim të Zyrës së Kryeministrit nuk është permendur një deklaratë e tillë çfarë është shpërndarë në facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software