About: http://data.cimple.eu/claim-review/bcbba01e6c58b63c70df8c87d0dc09430984e4308bdcbb340c8a6965     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Foto: Facebook Kamenica i publikon kontratat me bizneset Deklarata Qëndron Kastrati: Jemi duke bërë përgatitjen e kontratave dhe besoj që deri në javën e ardhshme, do të jenë publike edhe në faqen zyrtare të Komunës. Vlerësimi E vërtetë Kallxo.com do të vazhdojë të monitorojë nëse do të ndodh publikimi i kontratave javën e ardhshme në ueb-faqen e komunës së Kamenicës. Publikimi i kontratave që lidhin Autoritetet Kontraktuese me bizneset është shumë i rëndësishëm për rritjen e transparencës në prokurim publik, në të cilin ka dyshime për korrupsion. Artikulli Komuna e Kamenicës ka filluar publikimin e kontratave me operatorët ekonomik në faqen zyrtare të komunës. Në ueb-faqen e Komunës së Kamenicës (duke klikuar KËTU) mund të shkarkohen dhe lexohen kontratat e nënshkruara nga kjo komunë. Deri më tani është publikuar një numër i vogël i kontratave të nënshkruara. Kryetari i Komunës se Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se të gjitha kontratat do të publikohen ditëve në vazhdim. “Sa i përket publikimit të kontratave me operatorët ekonomik, Komuna e Kamenicës është e gatshme t’i publikojë ato. Për momentin jemi duke bërë përgatitjen e kontratave për publikim, deri në javën e ardhshme pritet të publikohen në faqen zyrtare të Komunës”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, dërguar përmes Zyrës për Informim për KALLXO.com. Gjatë raundit të dytë të debateve për kryetar të komunave, nën moderimin e Jeta Xharrës, kandidatëve iu janë parashtruar pyetjet nëse do t’i bëjnë publike kontratat e komunave me biznese. Por, Qëndron Kastrati ka refuzuar të jetë pjesë e debatit përballë kandidatit të LDK-së, Shaip Surdulli si rrjedhojë edhe nuk ka ndonjë premtim nëse do t’i publikonte këto kontrata. KALLXO.com i ka dërguar të njëjtat pyetje në email kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pas debatit por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje. Kamenica tashmë është rreshtuar në mesin e komunave të cilat këto ditë kanë filluar t’i publikojnë ato. Gjakova ka qenë komuna e parë që e ka filluar këtë trend, me Pejën e cila është bërë komuna e dytë, pastaj Gjilani, Vushtrria, Ferizaj dhe Prishtina.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software