schema:text
| - Manipulimi i videos së Nasim Haradinajt
Deklarata
Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave
Vlerësimi
Me kos
Videoja e publikuar është e manipuluar. Përmes përshkrimit dhe këngës në sfond në video tentohet të paraqitet Nasim Haradinaj si “sypatrembur” para trupit gjykues derisa i jepet dënimi duke e krahasuar me gjeneralin kroat gjatë shqiptimit të dënimit, i cili ndryshe nga Haradinaj paraqitet duke pirë helm. Po ashtu, përshkrimi i videos thotë “Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave”, derisa vendimi ndaj Nasim Haradinajt është dhënë nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, e cila është votuar me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 dhe nuk është vendim sllav.
Artikulli
Më 20 maj 2022, faqja e Tik-Tokut “albvids1” ka publikuar një video me mbishkrimin “Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave”.
Videoja numëron mbi 1.6 milion shikime, mbi 33 mijë pëlqime e mbi 370 komente.
Në video shihet ish-gjenerali kroat nga Bosnja, Slobodan Praljak dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.
Praljak shihet duke pirë helmin në Gjykatën e Hagës në momentin që i është shqiptuar vendimi përfundimtar dhe Haradinaj shihet duke qëndruar në këmbë derisa i lexohet verdikti përfundimtar. Videoja po ashtu shoqërohet me një këngë patriotike. Përmes përshkrimit dhe këngës në sfond në video tentohet të paraqitet Nasim Haradinaj si “sypatrembur” para trupit gjykues derisa i jepet dënimi duke e krahasuar me gjeneralin kroat gjatë shqiptimit të dënimit, i cili ndryshe nga Haradinaj paraqitet duke pirë helm.
Po ashtu, përshkrimi i videos thotë “Nuk liget shqiptari para vendimeve sllave”, derisa vendimi ndaj Nasim Haradinajt është dhënë nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, e cila është votuar me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 dhe nuk është vendim sllav.
Slobodan Praljak, ka vdekur më 29 nëntor 2017 pasi piu helmin në sallën e gjykimit pasi pranoi dënimin nga Gjykata e Hagës për krime lufte në ish- Jugosllavi.
Në anën tjetër, Nasim Haradinaj u shpall fajtor nga Gjykata Speciale më 18 maj 2022 dhe u dënua me 4 vite e gjashtë muaj burg. Ndërsa, më 2 shkurt 2023, Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia konfirmoi dënimin Haradinajt, veçse ia uli për tre muaj dënimin me burg.
|