About: http://data.cimple.eu/claim-review/bdcdeede55263cb60902dfe22e8a1484d255c90c15077cb742abc17d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër për zhdukjen e fëmiut Deklarata LAJMI I FUNDIT: Zhduket një nxënës, babai publikon foto dhe bën thirrje për gjetjen e tij / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇 Vlerësimi Me kos Lajmi i publikuar më 19.03.2024 me titull “LAJMI I FUNDIT: Zhduket një nxënës, babai publikon foto dhe bën thirrje për gjetjen e tij / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇” është i rremë. Policia e Kosovës kanë thënë se më 18 dhe 19 mars 2024 nuk është zhdukur asnjë fëmijë, por rasti ka ndodhur më datë 11.03.2024 dhe fëmiu ishte gjetur brenda dy orëve. Prindi që e kishte raportuar fëmiun e zhdukur me datë 11.03.2024 ka thënë se fëmiu është mirë, se është në familje dhe se lajmi për zhdukjen e tij më 19.03.2024 nuk është i saktë. Artikulli Më 19.03.2024 faqja në Facebook “Tringa Globale” (Arkivi) ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Zhduket një nxënës, babai publikon foto dhe bën thirrje për gjetjen e tij / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇”. I njëjti artikull është publikuar edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: Shqiptaria Ka Emër” (Arkivi), “Gazeta Rich Shqip” (Arkivi), “Maringlen” (Arkivi), “Liria Ka Emër” (Arkivi), dhe “Desi News” (Arkivi). Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se më 18 dhe 19.03.2024, në ditën kur është publikuar lajmi, në rajonin e Prizrenit nuk është raportuar ndonjë fëmijë i zhdukur. Bytyqi ka thënë se të dhënat e publikuara në lajm përputhen me një rast që ka ndodhur para 10 dite, përkatësisht më 11.03.2024. “Nuk ka ndodhur sot ky rast, mirëpo ka ndodhur më 11.03.2024. E kemi pranuar raportimin nga babai i fëmisë dhe brenda ditës është gjetur fëmiu”- tha Bytyqi. Krypometri ka arritur të kontaktojë edhe me personin i cili citohet në lajmin e publikuar në faqen “Tringa Globale” (Arkivi), Edis Buci Jonuzi. Ai ka thënë se fëmija i tij nuk është zhdukur sërish më 19.03.2024, si është raportuar në disa media. Jonuzi ka thënë se e kishte raportuar fëmijun si të zhdukur më 11.03.2024, mirëpo me ndihmën e policisë dhe miqëve kanë arritur ta gjejnë brenda dy orëve. “Rasti ka ndodhë më 11.03.2024, është gjetë për dy orë, e kemi raportu rastin edhe në Polici”- tha Jonuzi. Ai ka thënë se tash fëmija është në shtëpi dhe mirë me shëndet. Krypometër ka arritur të gjejë se lajmi i publikuar në faqen “Tringa Globale” (Arkivi) është marrë nga portali Insajderi, të cilët kishin raportuar në ditën e zhdukjes së fëmiut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software