About: http://data.cimple.eu/claim-review/bde55c59604eb07382ad849cdb87fd6e709796ee43764c01da0bb0e0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ngjarja e vitit 2001 në Maqedoni të Veriut prezantohet si një përplasje e një shqiptari me policin serb Deklarata Shikoni se si ik polici serb i armatosur deri në dhëmbë, nga guximi i shqiptarit duarthatë Vlerësimi Me kos Përshkrimi i videos: “Shikoni se si ik polici serb i armatosur deri në dhëmbë, nga guximi i shqiptarit duarthatë”- nuk është i saktë. Videoja nuk është xhiruar në Kosovë, aty nuk kanë qenë protagonistë policët serbë dhe shqiptarët nuk kanë qenë “duarthatë”. Më 21 mars të vitit 2001, në afërsi të stadiumit të qytetit të Tetovës, policia dhe ushtria e Maqedonisë i kishin vrarë Ramadan dhe Razim Koraçi nga lagjja e Drenovecit. Kjo vrasje ishte bërë në prezencë të shumë mediave vendore dhe atyre botërore. Artikulli Më 04.09.2024 faqja e Facebook-ut ‘Theranda Sot’ (arkiva & arkiva) ka publikuar një video material në të cilën pretendon se është një përplasje mes një shqiptari dhe një polici serb të armatosur. “Shikoni se si ik polici serb i armatosur deri në dhëmbë, nga guximi i shqiptarit duarthatë”- thuhet në përshkrim. Krypometër përmes kërkimit në internet përmes “Google Lens” ka gjetur se nuk bëhet fjalë për një përleshje mes një shqiptari dhe një polici serb. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2001 në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë, kur nga policia maqedonase vriten babë e bir, Razim dhe Ramadan Koraçi. Ramadan dhe Razim Koraçi, u varrosën më 22 mars të vitit 2001 në varrezat e qytetit në Tetovë në prani të familjarëve dhe popullatës vendore të Tetovës. “Më 21 mars të vitit 2001, në afërsi të stadiumit të qytetit të Tetovës nga policia dhe ushtria e Maqedonisë, u vranë Ramadan dhe Razim Koraçi nga lagjja e Drenovecit. Policia maqedonase i ekzekutoi babë e bir, në prezencë të shumë mediave vendore dhe atyre botërore. Sot e kësaj dite nuk jepen sqarime në lidhje me këtë vrasje, ndërsa atë kohë, arsyetimi i policisë ishte se dy shqiptarët kishin pasur me vete bombë”- thuhej në raportimin e Fol.mk. Për këtë ngjarje kishin shkruar edhe mediat ndërkombëtare. LA Times raportoi më 24.03.2001 se babë dhe birë kishin vdekur pasi u ndaluan në një postbllok të policisë maqedonase. “Djali, rreth të 30-tave, u hodh nga automjeti me një rënkim në fytyrë dhe me një granatë në dorën e djathtë. Duke u përkulur në njërin gju, ai e ka hedhur objektin në drejtim të punonjësve të policisë. Nuk shpërtheu dhe disa sekonda më vonë babë e bir humbën jetën nga një breshëri armësh”- ka raportuar LA Times. Stevo Pendarovski, atëherë zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, kishte thënë sipas LA Times se objekti i hedhur nga Ramadan Koraçi ishte një granatë “mbrojtëse” që mund të kishte vrarë këdo brenda një rrezeje prej 10 deri në 15 metra. Nuk arriti të shpërthejë, kishte thënë zëdhënësi, sepse kishte një detonator të dëmtuar ose nuk ishte shpërthyer fare. Kjo vrasje kishte ndodhur gjatë kohës së konfliktit në Maqedoni (Tani Maqedonia e Veriut) që përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit në mes të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), partive politike shqiptare e maqedonase, si dhe udhëheqësit e atëherëshëm të shtetit të Maqedonisë. Marrëveshja parashihte demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), si dhe shumë të drejta për shqiptarët.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software