About: http://data.cimple.eu/claim-review/be9ca054cd08f1d3eef09cef1d44fc800e51642f7eaa8bd5e71c4831     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock Lajmi i rremë për rezultatet e zgjedhjeve Deklarata ‘Portali’ Mekulipress e ka shpërndarë lajmin për rezultatet e ‘exit poll’-eve nga Demokracia në Veprim dhe Institutit “Gani Bobi” Vlerësimi Rrenë e kryptë Dy lajme të pavërteta janë shpërndarë nga një ueb-faqe e quajtur ‘mekulipress’. Të dy lajmet kanë pasur të bëjnë me publikim të rezultateve të zgjedhjeve para se të mbyllen vendvotimet. Lajmet janë demantuar nga Demokracia në Veprim dhe personat që i kanë publikuar rezultatet e anketës së bërë nga Instituti “Gani Bobit”. Artikulli ‘Portali’ Mekulipress e ka shpërndarë lajmin për rezultatet e ‘exit poll’-it nga Demokracia në Veprim. Lajmi ishte publikuar gati 2 orë para se të mbyllen qendrat e votimit. Ky lajm ishte demantuar menjëherë nga Demokracia në Veprim. “Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), me anë të këtij reagimi publik demanton lajmin i cili po qarkullon në mekulipress.com lidhur me rezultatet për subjektet politike, duke iu referuar DnV-së si burim i informacionit. Demokracia në Veprim, asnjëherë në asnjë rrethanë nuk ka lëshuar të dhëna të tilla. DnV kërkon nga portali në fjalë të tërheq menjëherë këtë lajm të rremë dhe t’a demantojë atë. Po ashtu lusim të gjitha mediat që të mos i referohen këtij lajmi të rremë”, thuhet në reagimin e Demokracisë në Veprim (DnV). Ky nuk ishte lajmi i vetëm i rremë që është publikuar nga ky portal. I njëjti ‘portal’ ka publikuar edhe lajmin për publikimin e rezultateve të Institutit për anketa e hulumtime “Gani Bobi”. Edhe ky lajm është demantuar. Rezultatet e “Gani Bobit” janë publikuar pas orës 19, kur janë mbyllur qendrat e votimit. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software