schema:text
| - Fotografia e fabrikuar e Ganimete Musliut me Kurtin
Deklarata
KREJT QERRSHIAT I HANGER GANJA
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi me titull “KREJT QERRSHIAT I HANGER GANJA” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se deputetja Ganimete Musliu nuk ka një fotografi të tillë me kryeministrin Albin Kurti.
Artikulli
Më 27 nëntor 2023, faqja e facebook-ut Met’i Kosova (arkiva) ka publikuar në grupin DIASPORA@SHQIPTARE (arkiva), një fotografi në të cilën pretendohet se është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Fotoja mban përshkrimin “KREJT QERRSHIAT I HANGER GANJA”.
Krypometri fillimisht ka kontrolluar vërtetësinë e fotos dhe ka gjetur se e njëjta është e fabrikuar duke u vendosur imazhi i Musliut.
Në fotografinë origjinale është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila gjatë një vizite në Kosovë është fotografuar me kryeministrin Kurti.
Gjithashtu, Krypometri ka kontaktuar me deputeten Musliu e cila tha se fotoja është montazh.
“Fotoja që po qarkullon është montazh dhe jo rrallë herë unë jam pre e këtyre fushatave linquese”- ka thënë Musliu për Krypometrin më 5 dhjetor 2023.
Arlind Manxhuka zëdhënës i Vetëvendosjes poashtu kakonfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk ka një fotografi të tillë me deputeten Ganimete Musliu. “është fotografi e manipuluar” ka thënë Manxhuka
Me ëmbëlsirën e këngën e datëlindjes, më 26 nëntor 2023, kryeministri Kurti e priti në Qeveri, Rita Orën së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin/regjisorin australian Taika ëaititi, ku folën për muzikën dhe filmin dhe mundësinë që këto industri të zhvillohen edhe më shumë në Kosovë.
|