About: http://data.cimple.eu/claim-review/bf10b7448f0a53c8a59f2d78ba1caf63214f813e700baf088f24ac0f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Premtimi i Thyer për Publikimin e Kontratave për Termocentralin e Ri Deklarata Valdrin Lluka: “Kontrata do të hapet, nuk do ta mbaj barrë, do të hapet e do të diskutohet, kam kërkuar kohë deri këtë të premte (29 dhjetor) se janë disa procese teknike që janë diskutuar me Countur Global. Negociatat kanë përfunduar dhe deri nesër të hapet, ka mundësi të vonesës dyditore por ajo do të hapet”, është shprehur Lluka. Vlerësimi Rrenë Në ueb-faqen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë të renditura tri projekte: Kosova e Re, Hidrocentrali Zhur dhe privatizimi i KEDS-it. Te projekti i Hidrocentralit Zhur janë të publikuara disa raporte të fizibilitetit, ndërsa te projekti i privatizimit janë të publikuara kontratat e nënshkruara me konzorciumin turk “Çelik & Limak”. Por, vetëm te projekti Kosova e Re nuk ka të publikuar asnjë dokument, pavarësisht se që nga fillimi i këtij projekti janë prodhuar shumë dokumentet e studime duke i përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundmi. Artikulli Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane Contour Global kanë nënshkruar marrëveshjet për financimin e ndërtimit të Termocentralit 500 megavatësh. Ky projekt është cilësuar si më i madhi që nga çlirimi i Kosovës. Që nga nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është premtuar disa herë se të njëjtat do të publikohen. Premtimi i fundit është dhënë në konferencën përmbyllëse për vitin 2017 (me 28 dhjetor), nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ai është zotuar kontrata 1.3 miliard euro e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Countur Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të bëhet publike deri në fund të vitit 2017. “Kontrata do të hapet, nuk do ta mbaj barrë, do të hapet e do të diskutohet, kam kërkuar kohë deri këtë të premte (29 dhjetor) se janë disa procese teknike që janë diskutuar me Countur Global. Negociatat kanë përfunduar dhe deri nesër të hapet, ka mundësi të vonesës dyditore por ajo do të hapet”, është shprehur Lluka. Të premten, më 29 dhjetor, kontrata me vlerën më të madhe në historinë e Kosovës nuk është bërë publike. Por tashmë kanë kaluar edhe dy ditët e tjera shtesë të cilat i ka kërkuar ministri Lluka për publikimin e kontratës. Në ueb-faqen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë të renditura tri projekte: Kosova e Re, Hidrocentrali Zhur dhe privatizimi i KEDS-it. Te projekti i Hidrocentralit Zhur janë të publikuara disa raporte të fizibilitetit, ndërsa te projekti i privatizimit janë të publikuara kontratat e nënshkruara me konzorciumin turk “Çelik & Limak”. Por, vetëm te projekti Kosova e Re nuk ka të publikuar asnjë dokument, pavarësisht se që nga fillimi i këtij projekti janë prodhuar shumë dokumentet e studime duke i përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundmi. Hapjen e kësaj kontrate e ka kërkuar edhe shoqëria civile. Instituti GAP, përmes një komunikate për media ka kërkuar publikimin e kontratës duke rikujtuar se disa herë ka kërkuar qasje në kontratën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, por kjo nuk ka ndodhur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software