Rrena se KFOR merr në dorë situatën në Banjskë
Deklarata
KFOR-i merr në dorë situatën në Banjskë të Zveçanit
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi se KFOR-i merr në dorë situatën në Banjskë të Zveçanit është i pavërtetë. Krypometër ka konfirmuar me burime zyrtare se me datë 24/10/2023 KFOR ka pasur vetëm rol vëzhgues ndërsa situatën e ka menaxhuar Policia e Kosovës.
Artikulli
Më datë 24 shtator 2023, faqja në Facebook “Mitropol Media” ka publikuar një shkrim me titull “KFOR-i merr në dorë situatën në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici i Kosovës”.
Ky shkrim është publikuar në orën 9 e 8 minuta të mëngjesit pas zhvillimeve që ndodhën po atë ditë.
Krypometër ka konstatuar se gjatë datës 14 shtator 2023 KFOR nuk kishte marrë kontrollin e situatës, por vetëm kishte qenë vëzhgues.
Me datë 24/09/2023 KFOR me anë të një njoftimi zyrtarisht ka thënë se po vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Bansjkë dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë dhe të gatshëm për tu përgjigjur nëse kërkohet.
Pra ata konfirmuan se Policia ka qenë reaguesi i parë.
“Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren”- thuhet në njoftimin e KFOR-it më 24 shtator 2023.
Për të verifikuar këtë informacion edhe më tutje, me datë 04/10/2023 Krypometër ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Ky lajm nuk qëndron dhe është tërësisht i pavërtetë”- thuhet në përgjigjen me shkrim të MPB-së për Krypometrin të dhënë me datë 04/10/2023 duke iu referuar publikimit të “Mitropol Media”.
Krypometër ka kontrolluar edhe fotografinë e cila shoqëron këtë postim. Sipas të dhënave, kjo është një fotografi arkive e publikuar nga Kosova Press dy muaj më parë dhe nuk përkon me ngjarjet në fshatin Banjskë.